Aktualitet

Sinoptikanja paralajmëron: Dhjetori kthen dimrin e para viteve ’90 në Shqipëri

3 Dhjetor 2021, 08:55 Nga DOSJA
Sinoptikanja paralajmëron: Dhjetori kthen dimrin e para viteve ’90

TIRANË – Sinoptikania Lajda Porja shprehet se kjo fundjavë mbi vendin tonë parashikohet të jetë më reshje shiu. Sipas saj, e shtuna pritet të ketë alternime kthjellimesh, ndërsa dita e dielë dhe e hëna do kenë reshje shiu të konsiderueshme. E pyetur për dhjetorin në përgjithësi, Porja thotë se do kemi një muaj me reshje të bollshme dhe karakteristike është dëbora e cila do jetë shumë e pranishme.

“Ky dhjetor kthen dimrin e para viteve ’90, tipik me temperatura të ulta dhe dëborë.”, u shpreh Porja për News24.

Vendi ynë që prej ditës së djeshme është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe mot i ftohtë, ndërsa në zonat malore ka pasur prani reshjesh dëbore.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dimri i viteve '90 moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit sinoptikanja dimri i viteve '90 moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit sinoptikanja

Sondazh

Poll