Politike

“Bëri dopiolojë për Marrëveshjen e Detit”, Basha-Metës: Pështyn brinja e ‘Bermudës’

2 Dhjetor 2021, 21:30 Nga DOSJA
“Bëri dopiolojë për Marrëveshjen e Detit”,

TIRANË – Lulzim Basha reagoi ndaj deklaratave të presidentit Ilir Meta se kryedemokrati ka implikuar seriozisht Shqipërinë në 2009 duke bërë dopiolojë me Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Në studion e “Real Story” në “News 24”, Basha e quajti këtë deklaratë si “pështymë e njërit prej brinjëve të Trekëndëshit të Bermudës”.

“Tani, trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë dhe këtë punë do dëgjoni sepse në fund rë fundit ka një faktor që ua prish status quo-në, karuselit të trekëndëshit të Bermudës. Rrotulloje nga ta rrotullosh, çdo brinjë do të thotë, do të pështyjë trillimin e vet. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i graduar nga kryeministri Rama dhe presidenti Meta, kur ai ishte ministër i jashtëm ky i fundit dhe ky tjetri kur ishte kryeministër dhe që sot është përfaqësuesi ynë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo është e vërteta, tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”, u shpreh Basha për akuzat e presidentit Meta.

SHIKO DHE KËTË:

Meta: Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë. Nuk po vazhdoj më

Në vitin 2009, Lulzim Basha në funksionin e Ministrit të Jashtëm firmosi Marrëveshjen e Detit me homologen Dora Bakojanis. Marrëveshja u cilësua skandaloze në Shqipëri për shkak të hapësirës së madhe detare që vendi jonë i jepte fqinjit helen. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen mes dy qeverive tona.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha marreveshja e detit me greqine ilir meta lulzim basha marreveshja e detit me greqine

Sondazh

Poll