Politike

Basha: Përjashtimi i Berishës nga PD? S’e kam në kulturë, përballja e pashmangshme

2 Dhjetor 2021, 20:17 Nga DOSJA
Basha: Përjashtimi i Berishës nga PD? S’e kam në

TIRANË – Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se nuk do ta përjashtojë nga Partia Demokratike Sali Berishën pas shpalljes “non-grata” nga SHBA-ja dhe pezullimit nga grupi parlamentar demokrat.

Në studion e “Real Story” në “News 24”, Basha shtoi se nuk e ka në kulturë përjashtimin e anëtarëve të PD-së. Ai theksoi se përballja me ish-kryeministrin Berisha ishte e pashmangshme. Ai kritikoi Berishën për vendosjen e interesave personale mbi atë të demokratëve dhe shqiptarëve. Sipas Bashës, Berisha po përdor retorikë komuniste stigmatizuese ndaj tij.

Në radhë të parë si ndihem unë sot, të marrim pjesën e parë të pyetjes, ndihem më shumë përgjegjës për fatet e Partisë Demokratike, për fatet e demokratëve, për fatet e demokracisë shqiptare dhe natyrisht pazgjithshmërisht për fatet e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndërsa ajo që e quani përballje me Sali Berishën, në fakt është diçka e pashmangshme dhe e paevitueshme. Nëse do të kishte ndodhur siç po ndodh me mua, sepse jam unë vendimmarrësi për pezullimin nga grupi parlamentar pas shpalljes non grata nga qeveria amerikane apo do të ishte një tjetër forum vendimmarrës i Partisë Demokratike, ajo që di me siguri muaj pasi ky vendim është marrë, është që kjo përballje ishte e pashmangshme. E rëndësishme është që gjithsecili nga kjo përballje të ketë të qartë motivet e palëve. Motivet e mia janë përtej çdo diskutimi. Është interesi i Partisë Demokratike, janë interesat e demokratëve, është sakrifica e tyre, përballë interesave personale dhe vetjake të Sali Berishës. Nuk e di nëse kam përdorur shprehje vendim i detyruar, por ishte një detyrim, ishte i pashmangshëm, për dy arsye: Një arsye etike dhe një arsye thellësisht politike, ekzistenciale do të thoja. Arsyeja etike, e cila ndoshta duhej të dominonte,  por e dimë që në realitetin tonë shpesh herë është sekondare dhe shpesh herë zhduket nga horizonti i debatit publik, është standardi i vendosur nga Partia Demokratike. Standard i vendosur nga unë si kryetar i Partisë Demokratike. Standard i ndjekur dhe i përforcuar nga vet Sali Berisha me rastin e dekriminalizimit, me propozimin tonë në Vettingun e politikanëve, ku në rastet e politikanëve të tjerë të shpallur non grata, të cilët i përkasin kundërshtarit tonë, kemi argumentuar me forcë se kjo përbën bazë të mjaftueshme për t’i ndaluar atyre mbajtjen ose kërkimin e një ofiqi, e një përfaqësimi publik qoftë ky i zgjedhur apo i emëruar. Dhe ju kujtoj këtu rastet e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos, ku vet zoti Berisha është shprehur fare qartë. Por, përtej këtij standardi të vendosur, ka një tjetër motiv që ka të bëjë me përgjegjësinë e kryetarit të Partisë Demokratike, që është një institucion ku demokratët investohen tashmë prej tre zgjedhjesh me parimin një anëtarë një votë. Dhe përgjegjësia e pashmangshme e kryetarit të Partisë Demokratike, është të vendos interesat e partisë demokratike të parat. Para interesave të veta personale, para interesave të çdokujt, edhe para interesave të Sali Berishës që është padiskutim figurë dominuese e Partisë Demokratike në 30 vite,”-tha në fjalën e tij Basha.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll