Politike

“S’i kam çuar ekspert Bashës për ‘detin’ “, Meta: Me Ramën s’kisha raport në 2009

2 Dhjetor 2021, 22:17 Nga DOSJA
“S’i kam çuar ekspert Bashës për

TIRANË – Presidenti Ilir Meta konsideron se kreu I opozitës Lulzim Basha gënjen kur thotë se në vitin 2009 i ka dërguar Bashës, atë kohë ministër i Jashtëm, një ekspert me kryeministrin Edi Rama një ekspert për të ndjekur negociatat me Greqinë për firmosjen e Marrëveshjes së Detit.

Në “ABC News”, kreu i shtetit u shpreh se në atë kohë ai nuk ka patur asnjë raport me kryeministrin aktual Edi Rama dhe aludoi se ndoshta vetë Rama ka dërguar ekspert për të marrë pjesë në bisedimet Shqipëri-Greqi për ndryshimin e kufirit detar mes vendeve.

Basha gënjen hapur se unë i kam dërguar një ekspert me Ramën për Marrëveshjen me Greqinë. Në atë kohë une nuk kam patur raporte me Ramën. Rama mund t’ja ketë dërguar ekspertin, por unë jo. Pse unë i thashë Bashës, shmang Kryeministrin dhe Presidentin? Basha gënjen dhe nëse pranon që Rama i ka çuar ekspert kjo është çështje e tyre. Është fakt që në raport me Marrëveshjen me Greqine, Basha ka bërë dopjo lojë”, deklaroi presidenti Meta.

Në emisionin “Real Story” në “News 24”, Basha u shpreh se Meta dhe Rama i kanë dërguar një ekspert nga trupi diplomatik për të ndjekur negociatat Shqipëri-Greqi në 2009. Më herët, Meta akuzoi kryedemokratin se ka rrezikuar Shqipërinë me lojën e dyfishtë të bërë me Marrëveshjen e Detit.

Marrëveshja e Detit u firmos nga Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm dhe homologia e tij Dora Bakojanis. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen e firmosur mes dy vendeve.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha marreveshja e detit me greqine edi rama ilir meta lulzim basha marreveshja e detit me greqine

Sondazh

Poll