Politike

I dha nënshtetësinë Janullatos, Meta: Vendim shumë i drejtë, s’pendohem

2 Dhjetor 2021, 22:23 Nga DOSJA
I dha nënshtetësinë Janullatos, Meta: Vendim shumë i

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur për dhënien e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit grek, Anastas Janullatos. I ftuar në emisionin “Log”, Meta tha se nuk pendohet që e ka marrë një vendim të tillë duke arsyetuar edhe arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi.

Kur në fakt 5 paraardhës të presidentit e kanë refuzuar të dekretojnë dhënien e nënshtetësisë për faktin se sipas tyre nuk plotësonte kushtet.

“Fortlumturia e tij është udhëheqësi i të gjithë ortodoksëve të Shqipërisë, edhe një qytetar me origjinë turke merr pashaportë edhe në përputhje me ligjin. Zotëria s’ka patur asnjë problem me ligjin i vetmi problem ishte paragjykimi se po të ishte danez do e kishte marrë që ditën e parë. Unë jam i bindur se ka qenë një vendim shumë i drejtë. Unë nuk po flas për paraardhësit e mi unë po flas për aktin që kam ndërmarrë, është bërë me bindje të plotë nga ana ime se nuk mund të diskriminohet një qytetar i zakonshëm jo më të paragjykohet udhëheqësi i një besimi shumë të rëndësishëm fetar. Është vendim për të cilin nuk pendohem asnjëherë dhe e kam bërë me bindje të plotë se ishte vendim i drejtë dhe në respekt të të gjithë përpjekjeve për ringritjen e besimit”, tha Meta.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike anastas janullatos ilir meta anastas janullatos ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2021, 21:57

Pas 11 Dhjetorit? Nishani: Revolta, jemi në sheshe

TIRANË- Ish-Presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Opinion” se pas kuvendit të 11 Dhjetorit do të nisë opozita e vërtetë e Partisë Demokratike.Nishani ...