Politike

Meta flet për takimin me Ramën: Më tha që Basha nuk hyn në zgjedhje

2 Dhjetor 2021, 20:47 Nga DOSJA
Meta flet për takimin me Ramën: Më tha që Basha nuk hyn

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se datën e zgjedhjeve lokale më 13 tetor e ka caktuar kryedemokrati Lulzim Basha bashkë me Oerd Bylykbashin. I ftuar në emisionin “Log”, Meta ka thënë se për vendimet e rëndësishme nuk është fshehur kurrë dhe se vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve lokale ka qenë i tij. Ndërkohë që Meta shtoi se as në zgjedhjet e 13 tetorit që caktoi vetë, Basha nuk e regjistroi PD-në në këto zgjedhje.

Per vendime te rendesishme nuk jam fshehur kurre pas nderkombetareve. Vendimi per shtyrjen e zgjedhjeve, ishte i imi per ato arsye qe jane bere publike ne dekretin tim. Ky zoteria (Lulzim Basha) qe thote se une genjej, besoj e njohin te gjithe shqiptaret seriozitetin e tij ne raport me te vertetat. Ky zoteri ne daten 2 qershor 2019 paralajmeroi se ne 8 qershor do behet nami dhe pergjegjesine ta mbaje sovrani. Ndaj per arsyet qe jane bere publike une mora vendimin. Ky zoteri ka vizituar zyren time dhe daten e ka caktuar ky (13 tetorin).

Ka filmime dhe eshte e miredokumentuar dhe une mund tja u ve ne dispozicion. 13 tetor, e ka caktuar ky zotëria në zyrën time sepse Rama refuzoi të bënim takime bashkë. Unë u detyrova të shpallja një datë tjetër dhe isha i detyruar ta shpallja me dakordësinë e opozitës. Datën e caktoi Basha bashkë me Oerd Bylykbashin te unë, nëse doni u jap edhe pamjet. Anulimi ishte për shmangur dhunën se ai se shmangte dot. E dyta datën 13 tetor e ka caktuar ai sepse unë s’mund të thosha aprirori do shkoni me 13 tetor.  Mirë Ramës si interesonte 13 tetori, po ky ça interesi kishte, kryetari i opozitës që të mos regjistrohej për zgjedhjet e 13 tetorit, pse u regjistrua lsi etj dhe s’u regjistrua partia kryesore.

Ka qenë shumë rëndë, a do të të them gjëra të tjera. Unë ato i anulova për kushtetutën. E para. E dyta, në idenë time që e kisha biseduar edhe me Ramën, kur ishte për drekë te rezidenca qeveritare me mua kishim menduar që të gjejmë një datë të përbashkët edhe për çështjen e negociatave dhe ai më thoshte mua që ai nuk hyn kurrë në zgjedhje” tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha zgjedhjet e 13 tetorit ilir meta lulzim basha zgjedhjet e 13 tetorit

Sondazh

Poll