Politike

Zgjedhjet në 6 bashki? Meta: S’kam patur kërkesë zyrtare. T’i shpallin po të duan 

2 Dhjetor 2021, 21:09 Nga DOSJA
Zgjedhjet në 6 bashki? Meta: S’kam patur kërkesë zyrtare.

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare për zgjedhjet në 6 bashki. I ftuar në emisionin “Log”, Meta ka thënë se zgjedhjet mund t’i shpallin në parlament nëse duan, sepse ai nuk i ka penguar ata që të bëjnë zgjedhjet e 30 qershorit pa dekret.

“Nuk ka nevojë fare të angazhohet presidenti për këtë çështje nëse kjo është kuptuar që zgjedhjet e 30 Qershorit ishin të ligjshme dhe legjitime, pra nëse është kështu zgjedhjet nuk kanë nevojë të bëhen me dekret të presidentit, aty e kanë parlamentin. Ti shpallin. A i pengova unë të bëjnë zgjedhje në 30 qershor pa dekret, jo përkundrazi? I lashë atje. Nuk i kam penguar asnjëherë. Nëse nga leximi që do i bëjmë gjykatës Kushtetuese dhe nga detyrimet që mund të lindin ne do të jemi të detyruar të japim përgjigje, që po ky është detyrim ose kjo nuk është e drejtë, pastaj kemi instrumente të tjerë përtej kushtetueses për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve shqiptarë.

Nuk dua ta paragjykoj sepse nuk e kam, por do të jetë një qëndrim zyrtar për të gjithë aktorët në vend, parlamentin, Kushtetuesen, forcat politike dhe mbi të gjitha për të gjithë qytetarët nëse do të jetë e nevojshme do të ketë edhe mekanizma të tjerë, pasi ka edhe gjykata Europiane, por unë ende nuk kam nisur ta lexoj. Do të nis të lexoj kur ta shikoj me vulë dhe firmë” tha ai.

Por a do t’i shpallë zgjedhjet në 6 bashkitë që janë pa kryetarë?

Unë nuk kam pasur asnjëherë asnjë kërkesë zyrtare, po të kisha do të kisha mbajtur një qëndrim zyrtar,”- tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet ne 6 bashki ilir meta zgjedhjet ne 6 bashki

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2021, 21:57

Pas 11 Dhjetorit? Nishani: Revolta, jemi në sheshe

TIRANË- Ish-Presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Opinion” se pas kuvendit të 11 Dhjetorit do të nisë opozita e vërtetë e Partisë Demokratike.Nishani ...