Politike

“Meta gënjen”/ 30 qershori, Presidenti i përgjigjet Bashës: Ka qenë vendimi im

2 Dhjetor 2021, 20:39 Nga DOSJA
“Meta gënjen”/ 30 qershori, Presidenti i përgjigjet

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e ka quajtur këtë të fundit gënjeshtar në lidhje me kërkesën për ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale në vitin 2019.

I ftuar në emisionin “Log”, Meta ka thënë se vendimi ka qenë i tij, pasi i është dhënë mesazhi që të shmang çdo dhunë që mund të ndodhë. Ai ka shtuar se Bashës nuk i beson njeri.

“E para ai ka qenë një vendim i imi, unë nuk jam mësuar të fshihem për vendimet e mia. Ashtu sikur është po kaq e qartë që personalitetet kryesore në Bundestag kishin në dorë vendimmarrjen për Shqipërinë dhe situatën në Ballkan dhe nuk donin ta ndanin Shqipërinë nga Maqedonia bënë deklarata dhe se jemi gati të ndërmjetësojmë që të bëhet kjo dhe ajo. Këtu mbaj mend tensionin, manifestimet, dhunën e jashtëzakonshme. Tani po të them, vendimi ishte i imi për ato arsye që janë në dekretin që janë bërë publik. Një nga arsyet kryesore, pasi mund ta bëja edhe të hënën, të mërkurën apo të premten, por unë e kam shpjeguar në cfarë rrethanash kam qenë. Dhe ky zotëria që thotë gënjej unë, nuk e di nëse ka ndonjë shqiptar që beson. Mua më është dhënë ky mesazh, bëj cfarë të mundesh për të shmangur dhunën dhe kam pasur një shqetësim për mitingun e datës 8 se ky zotëria që thotë gënjen Meta, nga shkallët e selisë së PD-së tha se po lajmëroj kupolën e PS-së, baroi arsyeja dhe në datë 8 qershor do të bëhet nami dhe qëndrimi i tyre ka qenë shumë i qartë nuk duam dhunë dhe ka qenë kundër keqpërdorimit të tyre se mbrapa këtyre vendimeve qëndronin ata” tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2021, 21:57

Pas 11 Dhjetorit? Nishani: Revolta, jemi në sheshe

TIRANË- Ish-Presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Opinion” se pas kuvendit të 11 Dhjetorit do të nisë opozita e vërtetë e Partisë Demokratike.Nishani ...