Politike

Meta kundërakuza me Bashën: Dosjen e Muzinit ma sollën dhe mua në zyrë

2 Dhjetor 2021, 22:00 Nga DOSJA
Meta kundërakuza me Bashën: Dosjen e Muzinit ma sollën dhe mua

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pak kohë më parë se ish-ambasadori amerikan Donald Lu në vendin tonë, i ka shkuar në zyrë me një dosje me prova për Lulzim Bashën në lidhje me lobimin rus.

Ndërkohë të një njëjtën gjë pretendon edhe ish-kryeministri Edi Rama. Por mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, Ilir Meta tha se e njëjta dosje i ka shkuar edhe atij. Madje ka shtuar se është vënë në dijeni me përmbajtjen e plotë të gjithë dosjes. 

“Ai kishte dosjen e Muzinit, që ai zotëria sikur ja ka çuar tij zotërisë tjetër te PD-së ma ka sjellë edhe mua të Muzinit. Më ka thënë, “jo agjentë, rusë, këto”. Unë kam qeshur dhe i kam thënë lëri këto, Berisha ka një problem, është më anti-rus sesa duhet dhe duhet të jetë më i përmbajtur. Ai më tha thënë, jo more, doktori është në rregull, por ky tjetri është keq, është kështu dhe ashtu” tha ai.

Kreu i shtetit gjithashtu u shpreh gjatë emisionit se: Atë (Lulzim Bashën) e terrorizon edhe një roje ambasade. Sepse po të gënjesh dhe të kesh probleme ashtu përfundon!

Presidenti shprehet se nuk i ka asnjë detyrim Bashës, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama e ka kapur për hunde opozitën.

“Nuk e di se çfarë sporti ka Basha, unë kam sportin e së vërtetës. Edhe atë të mundjes. Në çdo moment nuk mund të ndeshet një i kategorisë më të rëndë, me një kategori më të lehtë. Unë për respekt të të vërtetës, po e bëj këtë sakrificë nëse do të merret me mua. Nuk i kam asnjë detyrim Bashës. I kam detyrim qytetarëve shqiptarë që janë trajtuar si të sëmurë çmendine dhe për këtë është përgjegjës dhe Basha. Unë mund ta vendos gishtin tërë ditën tek Rama, por pse të mos bëjë Rama gallatë kur sjell vërdallë dhe ka kapur për hunde opozitën. Dhe mirë ia bën,” – tha Meta.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dosja muzin ilir meta lulzim basha dosja muzin ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2021, 21:57

Pas 11 Dhjetorit? Nishani: Revolta, jemi në sheshe

TIRANË- Ish-Presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Opinion” se pas kuvendit të 11 Dhjetorit do të nisë opozita e vërtetë e Partisë Demokratike.Nishani ...