Politike

Përgjimet e Taçit, Braçe: Pres të përfundojnë hetimet dhe t’i padisë në gjykatë

2 Dhjetor 2021, 22:06 Nga DOSJA
Përgjimet e Taçit, Braçe: Pres të përfundojnë

TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka folur për përplasjen që pati në Kuvend me deputetin e PD-së Ervin Salianji, i cili e akuzoi se kishte dalë në përgjimet e policisë italiane për dosjen e Rezart Taçit. Braçe ka thënë se do të presë që të përfundojnë hetimet dhe më pas do të padisë për shpifje.

Në emisionin “Repolitix” në Report Tv Braçe tha se ai nuk është takuar kurrë me Taçin dhe se mund të falë betejën politike por jo ‘vrasjen me pagesë’ që iu bë në Kuvend.

“Unë mezi pres që të mbyllet hetimet e SPAK dhe prokurorisë italiane dhe më pas të shkojë në derën e gjykatës. Unë fal betejën politike, por jo vrasjen me pagesë në mes të parlamentit dhe ajo që u bë atje ishte “vrasje me pagesë”. Unë nuk s’e kam takuar kurrë në jetën time Rezart Taçin”, tha Braçe.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion brace ervin salianji rezart taçi erion brace ervin salianji rezart taçi

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2021, 21:57

Pas 11 Dhjetorit? Nishani: Revolta, jemi në sheshe

TIRANË- Ish-Presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Opinion” se pas kuvendit të 11 Dhjetorit do të nisë opozita e vërtetë e Partisë Demokratike.Nishani ...