Politike

Një mandat i dytë si president? Ilir Meta tregon kushtin: Vetëm nëse do të kishim…

2 Dhjetor 2021, 21:13 Nga DOSJA
Një mandat i dytë si president? Ilir Meta tregon kushtin: Vetëm

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se do të pranonte që të merrte një mandat të dytë, por ka vetëm një kusht. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Log”, Meta u shpreh se do të pranonte vetë, nëse do të kishte një situatë ndryshe në vend. Gjithashtu nuk la pa përmendur se posti i presidentit të vendit u la vetëm nga opozita e vendit, duke ia lënë peshën më të madhe Partisë Demokratike. 

“Do të pranonit një mandat të dytë? Meta: 25 prilli, unë e kam bërë detyrën time shkëlqyer. Nëse do të kishim një ndryshim do ta pranoja me objektivin që institucioni i presidentit të kishte më shumë instrumenta për të mbrojtur shtetin. Unë kam qenë presidenti që është tradhëtuar nga opozita. Detyren time e kam bere shkelqyer. Ishte vendosmeria ime qe pengoi pushtimin e Gjykates Kushtetuese dhe mbi te gjitha qe riktheu Parlamentin pluralist. Nga lidershipi me dashje, nga ata të tjerët pa dashje se ata besuan, ashtu janë. Për të ardhmen? Do të kem një mandat të dytë por nuk e besoj kurrë para 20 vitesh. Tani të gjithë janë të qartë për lojën e asgjesimin e pluralizimit politik në Shqipëri,“-tha ai.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll