Politike

Dosja “Toyota Yaris”, Berisha: Kur ia përmendi Rama, e nuhata se jam politikan

2 Dhjetor 2021, 21:22 Nga DOSJA
Dosja “Toyota Yaris”, Berisha: Kur ia përmendi Rama, e nuhata

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se akuzat e tij ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me çështjen e “Toyota Yaris” erdhi fill pas akuzave të numrit një të qeverisë, Edi Rama. Në një lidhje telefonike me emisionin “Çim Peka Live”, Berisha u shpreh se akuzat e Ramës i lanë të kuptonte se çështja ishte e ende e hapur për kryedemokratin Lulzim Basha.

PJESË NGA PRONONCIMI I BERISHËS:

Berisha: Nuk kam pasur një dijeni që është në ndjekje penale për çështjen. I kam thënë që kjo deklaratë rrezikon të prishë operacionin. I thashë se mund të ndërrojnë rrugën. E pyeta nga e more vesh, se tingëllon keq. Jo tha, nuk kanë ku shkojnë. Di që kanë ardhur hetues belg dhe është paraqitur dhe ka dëshmuar. Nuk më ka thënë gjë. Por kur Rama i kujtoi dosjen belge, unë jam politikan dhe kam nuhatjen time. Mendova se procesi vazhdon. Kur Rama ia tha në Parlament, sigurisht që e dinte. Sot e kam marrë vesh se është në procedim penal.

As për dosjen Muzin nuk keni pasur dijeni?

Berisha: Unë kam folur 2 ditë pas deklaratës së Ramës. Më tha se po përdorja akzuat e tij. Nëse Rama thotë të vërtetë, është e vërtetë se ai i ka në dorë të gjitha. Nëse më ke dëgjuar unë kam thënë variantin e Lulzim Bashës, më garantoi se nuk kam kaluar para në SHBA. Ambasadori Lu më tha se paratë janë ruse, unë i thosha jo. Dhe në fakt paratë nuk janë ruse. Një gjë ndodhi. Ky anuloi disa udhëtime në SHBA. Dhe unë kuptova që nuk i jepnin vizën. Këtë e kuptova shumë mirë. Kishte një seri arsyesh, por ky anuluar dy herë udhëtimet. Dhe tani vonë, para 3 javësh, një person që e priste atje, thotë dola ta pres me limuzinë dhe lule, se po vinte, por morëm vesh se nuk erdhi për shkak se kiste frikë se do të arrestohej po të shkelte në tokën e SHBA. Pse nuk shkonte? Unë mendoja për disa shkaqe të tjera.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 3.4 mln euro ne toyota auris lulzim basha sali berisha 3.4 mln euro ne toyota auris lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2021, 21:57

Pas 11 Dhjetorit? Nishani: Revolta, jemi në sheshe

TIRANË- Ish-Presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Opinion” se pas kuvendit të 11 Dhjetorit do të nisë opozita e vërtetë e Partisë Demokratike.Nishani ...