Politike

Përplasja Basha-Berisha/ Meta s’përfshihet: E dinë vetë, problem kam Kushtetutën

2 Dhjetor 2021, 21:18 Nga DOSJA
Përplasja Basha-Berisha/ Meta s’përfshihet: E dinë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka preferuar që të mos mbajë anë në përplasjen që ka “kapluar” Partinë Demokratike. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Log”, Meta u shpreh se palët Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin. Ndërsa shtoi se problem për të do të ishte prekja e Kushtetutës, ndërsa për të tjerat nuk u prononcua. 

“Ç’a ka 12 dhjetori? Aaa, po. Nuk pres ndonjë gjë të veçantë. I dinë vetë punët e tyre, t’i zgjidhin, mesazhi im është që opozita duhet të jetë shembull për demokracinë. Unë s’kam asnjë problem. Problem kam vetëm kur më preket Kushtetuta unë,”-tha Meta. 

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll