Politike

Floriana Garo: Kam folur me Zotin që ç’ke me të, Berisha ka shumicën në PD

2 Dhjetor 2021, 20:47 Nga DOSJA
Floriana Garo: Kam folur me Zotin që ç’ke me të, Berisha

TIRANË– Zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo ka bërë me dije mbrëmjen e sotme se ka folur me Zotin dhe se e di që kryedemokrati Lulzim Basha ka më pak mbështetës se ish-kryeministri Sali Berisha. Në fjalën e saj gjatë emisionit “Opinion”, Garo iu kundërpërgjigj deputetit demokrat, Agron Gjekmarkajt duke shtuar se ishte e sigurt se për kë bënin “tifo” mbështetësit e Partisë Demokratike.

BISEDA NË STUDIO:

Gjekmarkaj: Do i besoja zonjës Garo nëse ka fol me Zotin dhe ti ke qënë dëshmitarë.

Garo: Me kë kam folur? Jo është e dukshme. Unë nuk kam parë ndonjëherë një entuziazëm të tillë. Kam folur me Zotin që ç’ke me të. Tregues janë njerzit që mblidhen në Foltore dhe në gjithë sheshet.

Gjekmarkaj: O keni folur me Zotin Berisha, o me Zotin e vërtetë.

Flutura Açka: Na keni shpallur armiq, unë kam bindjet e mia.

Floriana Garo: Çfarë duan demokratët e Elbasanit? Janë të lumtur? Ua interesante. Unë sapo jam kthyer nga USA dhe kanë parë entuziazmin për Foltoren e zotit Berisha. Do të ishin krah Berishës, edhe për të negociuar me Amerikën. Nuk na duhet Amerika për të qenë zot në shtëpinë tonë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes floriana garo lulzim basha sali berisha aksioni i berishes floriana garo lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll