Aktualitet

3.4 mln euro në “Toyota Yaris”, Artan Hoxha: Bashës ia thanë me mirëbesim

2 Dhjetor 2021, 20:24 Nga DOSJA
3.4 mln euro në “Toyota Yaris”, Artan Hoxha: Bashës ia

TIRANË– Gazetari investigative, Artan Hoxha ka bërë me dije se personi që i ka dhënë kryedemokratit Lulzim Basha për 3.4 milionë eurot që u kapën brenda “Toyota Yaris” në Durrës. Në një lidhje telefonike për emisionin “Syri.net”, Hoxha tha se personi që i ka treguar Bashës ka qenë një ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit. Por as gazetari nuk e ka bërë me dije emrin e tij.

“Ia kanë thënë me mirëbesim. Njeriu që i ka dhënë informacionin ka qenë i përfshirë vetë në transportin e kësaj shumë. Nuk dihet as sot kush është burimi. Në këtë linjë janë futur para edhe në raste të tjera dhe një person që merrej me çmontimin, një e ka vënë në dijeni se në Shqipëri ka ndodhur ky operacion edhe herë të tjera. Nga e ka marrë vesh Basha mua më rezulton në këtë mënyrë. Nuk jap dot emra më tej se përfundon edhe unë si zoti Basha. Njëri nga ta më rezulton se është edhe ish-funksionar i Policisë,”-tha në fjalën e tij Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro toyota yaris artan hoxha 3.4 mln euro toyota yaris artan hoxha

Sondazh

Poll