Aktualitet

SPAK kërkon 3.6 vite burg për Enkelejda Hoxhën, 4 vite për avokatin Tabaku

2 Dhjetor 2021, 15:16 Nga DOSJA
SPAK kërkon 3.6 vite burg për Enkelejda Hoxhën, 4 vite për

TIRANË – Struktura e Posaçme e Krimit dhe Antikorrupsionit ka kërkuar dënimin me 3 vite dhe 6 muaj burg të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Gjithashtu, SPAK-u kërkon që avokati Aldo Tabaku të dënohet me 4 vite burg për ndërhyrje të ndryshimit të vendimit.

Ditën e sotme, SPAK-u i ktheu gjyqtares Hoxha disa prej sendeve të saj të marra si prova materiale gjatë hetimit. Më poshtë jepet lista e sendeve të kthyera:

-Kthimin të pandehurës Enkeleida Hoxha të provave materiale si më poshtë: a. një kapak mbajtës ore me ngjyrë të kuqe, në formë drejtëkëndrore, me shënimin “Cortebert Seiss Made”, brenda së cilës gjendet një orë dore me ngjyrë si floriri, e markës “Cortebert 1790”. b. një mbajtëse çelësash, në të cilën ndodhet një çelës me mbishkrimin “STV Made in Italy”; një çelës me mbishkrimin “CAC”, një çelës me mbishkrimin “Universal UL”; një forme zemre me material metalik me mbishkrimin “Baci”. c. Kthimin te pandehurës të një çelës me mbishkrimin “QRBIN”, me një rrip lecke.

-Kabull kompjuteri;

-Karikues laptopi; f. Një çantë laptopi e markës “Targus”, me rrip të gjatë dhe me zinxhir.

-Një çantë laptopi e markës “Meijieluo”, pa rrip dhe me zinxhir.

-Çantë personale e shtetases Enkeleida Hoxha në të cilën u gjet një portofol.

-Një USB Verbatim;  Kthimin të pandehurës të tre Laptopë të gjetur gjatë kontrollit të banesës

-Një Laptop i markës “Aus”, model Notebook; Një laptop i markës HP;

-Një Laptop i markes HP, modeli Probook;

-Kthimin e njësisë qëndrore kompjuteri e marka “ACER”

Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha u arrestua në 11 shkurt të këtij viti. Ajo akuzohet se ka liruar nga nga burgu persona të rrezikshëm të dënuar me burgim të përjetshëm: Indrit Doklen, Genc Tafilin dhe Hekuran Billën (i ekzekutuar).

Megjithatë, Hoxha fajësohet dhe për disa shkelje të tjera gjyqësore. Ajo ka liruar Ilir Pajën në 2017, i cili njihet për arratisjet nga burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Në 2018, gjyqtarja nxori nga burgu djalin e deputetit socialist të Krujës Rrahman Rraja, Rexheo Rrahjën për ushtrim dhune ndaj Xhisiela Malokut.

Ngjarja që vulosi arrestimine e Enkelejda Hoxhës ishin përgjigmet e SPAK-ut për të liruar të dënuarin Saimir Petanin dhe vëllain e tij, Bledarin. Saimir Petani ishte ekstraduar nga Italia për vrasjen e Romeo Beqirit. Përgjimet e SPAK-ut treguan se Hoxha kishte marrë 12 mijë euro ryshfet për lirimin e Bledar Petanit.

Për shkak të shkeljeve të kryera, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkoi në dhjetor 2020 Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e Enkelejda Hoxhës.

“Veprimet dhe sjelljet e magjistrates përbëjnë shkelje disiplinore që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin. 6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit”, shkruhet në deklaratën e ILD-së.

Enkelejda Hoxha ka kërkuar disa herë lirimin me kusht duke pretenduar se duhet të kujdeset për familjen, por kërkesat e saj janë hedhur poshtë.

Ajo akuzohet me 9 persona të tjerë: avokati Aldo Tabaku, sekretare Manuela Mallkuçin, dhe Gazmir Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi.

Tashmë pritet vendimi për gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Ata akuzohen se kishin krijuar një grup nëpërmjet të cilit realizonin uljen e dënimeve për të dënuar të ndryshëm.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutimi i hekuran billës genc tafili gjyqtarja enkelejda hoxha lirimi i indrit dokles mbyllen hetimet per enkelejda hoxhen spak ekzekutimi i hekuran billës genc tafili gjyqtarja enkelejda hoxha lirimi i indrit dokles mbyllen hetimet per enkelejda hoxhen spak

Sondazh

Poll