Aktualitet

Quajti policët barkderra/ Prokuroria vendos mosfillimin e hetimeve për Pjerin Ndreun

2 Dhjetor 2021, 17:09 Nga DOSJA
Quajti policët barkderra/ Prokuroria vendos mosfillimin e hetimeve për

LEZHË– Prokuroria e Lezhës ka vendosur mosfillimin e hetimeve ndaj kryebashkiakut të qytetit, Pjerin Ndreu dhe një biznesmeni, të cilët në muajin qershor u kallëzuan penalisht nga dy efektivë të Policisë së Shtetit. Të dy pretendonin se kryebashkiaku i kishte penguar për të ushtruar detyrën. Pas verifikimeve të kryera, organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se Ndreu nuk ka kryer element të veprës penale, ndaj dhe kanë vendosur që të nisin procedimin penal ndaj kryebashkiakut të Lezhës dhe biznesmenit të identifikuar me iniciale, V.Gj.  

Natën e 24 qershorit në një lokal në Shëngjin por festohej me muzikë të lartë dhe në shkelje të orës policore të vendosur prej pandemisë së koronavirusit. Shërbimi i Patrullës është njoftuar se në hotel po zhvillohej një aktivitet i organizuar nga Bashkia e Lezhës. Por sërish kanë zgjedhur që të ndërhyjnë, pavarësisht urdhërit të lëshuar nga eprorët. Në këtë moment ata janë përballur me Ndreun, i cili i ka penguar me forcë që të shoqëronin në polici pronarin e lokalit.

Kjo ngjarje mori në vëmendje shumë të madhe kjo edhe për faktin se pas kallëzimit penal që policët i bën kryebashkiakut të Lezhës, ky i fundit i ofendoi duke i quajtur “të dehur dhe barkderra”. Por pas publikimit të lajmit, Pjerin Ndreu reagoi me akuza dhe ofendime në rrjetet sociale duke u shprehur se punonjësit e Policisë se ishin nën efektin e alkoolit dhe tejkaluan kompetencat. Në mbrojtje të tij doli dhe kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu u shpreh se çështja kishte përfunduar në Gjykatë ndaj dhe kishte besim se do të gjendej një zgjidhje.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet perplasja e pjerin ndreut me policine pjerin ndreu perplasja e pjerin ndreut me policine pjerin ndreu

Sondazh

Poll