Politike

“Sot kemi 95% të shërbimeve online”, Rama: Kemi regjistuar 2.3 milionë qytetarë

2 Dhjetor 2021, 17:38 Nga DOSJA
“Sot kemi 95% të shërbimeve online”, Rama: Kemi regjistuar

ELBASAN – Kreu i qeverisë Edi Rama solli si shembull pozitiv të ofrimit të shërbimeve online për qytetarët portalin e-Albania. Në takimin për “Bashkëqeverisjen në Elbasan, Rama tregoi se nëpërmjet këti portali brenda 8 viteve regjistrimi i qytetarëve ka shkuar nga 1% në vitin 2013 ndërsa sot, 95% e shërbimeve ofrohen online.

“Një nga shqetësimet tona është marrëdhënia e qytetarëve me administratën, problematika e ryshfeteve për të marrë shërbime në administratë. 90% të problematikës kemi në dorë që ta zgjidhim më pak vullnet të mirë dhe gatishmërinë e qytetarëve, për të bërë një ndryshim të thjesht n këto marrëdhënie duke mos shkuar në zyra, 1200 shërbime që merren nga telefoni ose kompjuteri, që do të thotë se nuk është e nevojshme për të shkuar në asnjë zyrë apo për të njohur ditë apo për të pritur në radhë. E-Albania është një emër i njohur për të gjithë, ku një masë e madhe e qytetarëve u njohën me këtë portal nga halli për shkak të pandemisë, nëse nuk do kishte ndodhur kjo një pjesë e qytetarëve nuk e dinin. Kur filluam qeverisjen në 2013, ishin 1% të qytetarëve të regjistruar, sot janë 2.3 mln të regjistruar, kemi realizuar 95% e shërbimeve online “, deklaroi Rama.

LAJMI KRYESOR: Bashkëqeverisja/ “S’ka më sportele në 2022”, Rama: Sanksione për administratën…

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama ne elbasan platforma e bashkeqeverisjes edi rama ne elbasan platforma e bashkeqeverisjes

Sondazh

Poll