Politike

“I kam këmbët e gjata për patentë”, Rama: S’ka ‘më vdiq vjehrra për herë të 29-të’

2 Dhjetor 2021, 16:08 Nga DOSJA
“I kam këmbët e gjata për patentë”, Rama:

ELBASAN – Kryeministri Edi Rama deklaroi brenda vitit 2022 nuk do të ketë më asnjë sportel në Shqipëri dhe të gjitha shërbimet do të kryhen online. Në mbledhjen për “Bashkëqeverisjen”, Rama bëri autoironi në lidhje se përse nuk pajiset me patentë.

Kreu i qeverisë shtoi se ka vështirësi të drejtojë vetë makinën pasi ka këmbë të gjata.

“Nuk kam për të marrë patentën se nuk jam i zoti që të ngasë makinë, plus kam dhe këmbët shumë të gjata”, tha Rama.

Më tej, shefi i qeverisë tregoi se nuk do të ketë më raste abuzive në sportele duke marrë ryshfete nga qytetarët. Për këtë rast, kryeministri e ilustroi me një tjetër batutë.

“Për shembull, do marr patentën dhe më duhet 7 dokumente, këta të drejtorisë së patentave, nuk do më shohin më me sy, por do i marrin ata për mua, qytetarët do të jenë përballë, nuk do kenë qytetarë që bëjnë sikur u dhemb koka, nuk do bëjnë sikur i ka vdekur vjehrra për herën e 29 herë, që kuptohet se duhet t’i japësh më lekë, dhe nuk do i bien në qafë vjehrrës duke i thënë qytetarit se nuk do të ta bëj këtë punë”, u shpreh Rama.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bashkeqeverisja bashkeqeverisja

Sondazh

Poll