Politike

80 milionë euro për ujësjellësin e Tiranës, Ahmetaj: Kemi bërë punën e milingonës

2 Dhjetor 2021, 15:14 Nga DOSJA
80 milionë euro për ujësjellësin e Tiranës, Ahmetaj:

TIRANË – Qeveria shqiptare dhe Banka Europiane e Investimeve firmosën sot marrëveshjen e dhënies së huasë prej 80 milionë eurosh për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së ujësjellësit në Tiranë. Në këtë aktivitet, ishin të pranishëm dhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj, zv/presidentja e BEI-së Lilian Pavlova dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Pas firmosjes së marrëveshjes, zv/kryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj deklaroi se qeveria po i kthen projektet në realitet, duke mos i lënë në 3D, ndërsa theksoi se gjatë këtyre dy viteve qeveria shqiptare “ka bërë punën e milingonës”.

“Lajm i mirë për qytetarët e Tiranës. Marrëveshja që ne nënshkruajmë ka komponentë të rëndësishëm. 80 milion janë kredi. Pjesa tjetër do të ofrohet nga buxheti i shtetit, por kryesisht nga ndërmarrja e ujësjellësit të Tiranës. Komponenti i dytë i rëndësishëm është infrastrukturor. Elementi i tretë i rëndësishëm është se nëpërmjet këtij investimi sjellim një burim të ri të ujit të bardhë. Sot projektet që kemi përmendur nuk janë 3D, por pjesë e agjendës kombëtare. Projekti do u shërbejë gati 1 milion banorëve dhe synon të garantojë ujë të pijshëm cilësor. Këto dy vite kemi bërë punën e milingonës për të arritur deri këtu. Kemi bërë të mundur që ky projekt të futet në buxhetet e ardhshme”, deklaroi Ahmetaj.

Projekti i ri synon furnizimin me ujë të kryeqytetit në 24 orë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ahmetaj banka europiane e investimeve erion veliaj ujesjellesi i tiranes arben ahmetaj banka europiane e investimeve erion veliaj ujesjellesi i tiranes

Sondazh

Poll