Politike

Basha: 1.6 miliardë euro të pastruara në ndërtim, Balla: Kallëzo Berishën

2 Dhjetor 2021, 15:49 Nga DOSJA
Basha: 1.6 miliardë euro të pastruara në ndërtim, Balla:

TIRANË – Kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i grupit parlamentar socialist replikuan sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Kryedemokrati deklaroi se në 3 vitet e fundit në Shqipëri janë pastruar 1.6 miliard euro në sektorin e ndërtimit duke shtuar se qeveria është e përfshirë në këtë skemë. Më tej, ai bëri thirrje për miratimin e nisjes së proçesit të vettingut politik.

Balla është kundërpërgjigjur se qeveria ka kërkuar pagesën e gjobës me 50%, por i kërkoi kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla se përse nuk kanë dalë aktet e reja nënligjore.

Më pas, Balla i kërkoi Lulzim Bashës të padisë ish-liderin historik Sali Berisha, i cili ka akuzuar të dy personat për aferën e “Toyota Yaris”.

DEBATI NË PARLAMENT

BASHA: Vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro. A mund të jenë këta që jo 2 javë më parë dolën përsëri në përgjimet e antimafias italiane, këtë herë me një tjetër organizatë mafioze, po aq të rrezikshme sa Ndragheta, Cosa Nostra, si garantët e një operacioni të pastrimit të parave, për të cilin merrej si i mirëqenë bashkëpunimi i zv. kryeministrit dhe drejtuesit të Drejtorisë të Pastrimit të Parave, autorët e iniciativave parandaluese?

BALLA: Kemi futur në ligj edhe parimin e gjobës nëse Luli me Toyota Yaris siç thotë Saliu do të sillte 5 milionë, me parimin e gjobës që kemi future në nenin 17, duhet të paguhet deri në 50% të shumës gjobë. Por ligji nuk zbatohet sepse qeveria nuk ka nxjerr aketet nënligjore. Kanë kaluar dy vite znj. Kryetare dhe nuk është përcaktuar ende VKM për mënyrën e vjeljes së gjobës.

BASHA: Për të ndalur pastrimin e parave, dhe deformimet e panumërta që pandëshkueshmëria dhe korrupsioni dhe lidhjet me krimin kanë prodhuar në ekonomi dhe në shoqëri, duhet të fillojmë me pastrimin e politikës. Kjo është çështja kryesore, këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja.

BALLA: Meqenëse Sali Berisha na ka akuzuar të dyve për bashkëpunëtor në çështjet e Toyota Yaris të bësh të njëjtën gjë që bëra unë me z.Basha. Unë z. Basha e kallëzova penalisht në gjykatë dhe i sugjeroj z. Basha ta kallëzoj penalisht z. Berisha në Gjykata. Kjo eshte karma, për gjëra që ju me të pa drejtë na keni akuzuar ne, tani dëgjoni Saliun t’ua thotë ju.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 3.4 mln euro ne toyota auris lulzim basha sali berisha taulant balla 3.4 mln euro ne toyota auris lulzim basha sali berisha taulant balla

Sondazh

Poll