Politike

“Sportelet mbyllen në 2022”, Rama: Sanksione ndaj administratës kur s’përgjigjen

2 Dhjetor 2021, 17:23 Nga DOSJA
“Sportelet mbyllen në 2022”, Rama: Sanksione ndaj

ELBASAN – Kryeministri Edi Rama premtoi nga Elbasani se shërbimi për qytetarët në sportele do të marrë fund brenda vitit 2022. Në takimin për “Bashkëqeverisjen” me qytetarë të Elbasanit, kreu i qeverisë u premtoi qytetarëve se në rast se ata nuk marrin përgjigje për shqetësimet që kanë nga administratat përkatëse, atëherë kanë të drejtë të bëjnë ankimime ndaj tyre dhe për rrjedhojë administrata nuk do t’u shpëtojë sanskioneve në këto raste.

“Nuk do kemi më sportele dhe në 2022 në Shqipëri të mbyllen sportelet, se nëse i lëmë sportele nga një anë dhe sistemi nga ana tjetër, incercia do vijojë, të gjitha shërbimet në telefon ose në kompjuter. Për shembull, do marr patentën dhe më duhet 7 dokumente, këta të drejtorisë së patentave, nuk do më shohin më me sy, por do i marrin ata për mua. Edhe hipoteka dhe legalizimi të vijë në kompjuter pa pasur nevojë për letër fizike! S’ke nevojë për mik, e shok, për askënd. Ke afatin e marrjes së përgjigjes, nëse nuk të erdhi përgjigja në afat, ti ke në dorë me ligj që e vë në lëvizje ligjërisht administratën për pronën tënde, duke përdorur bashkëqeverisjen. Kjo platformë bën të mundur qenë se nuk reagon administrata, lë gjumë dhe nëse kjo i mbetej qytetarit nëse ankohej ose jo, tani vihet menjëherë mekanizmi i kontrollit. Kjo është një çështje që në ligjin e ri përcaktohet i përgjegjësisë së administratës dhe ka sanksione për personat përgjegjës”, u shpreh kryeministri Rama në Elbasan.

LAJMI KRYESOR: Bashkëqeverisja/ “S’ka më sportele në 2022”, Rama: Sanksione për administratën…
(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bashkeqeverisja me qytetaret edi rama bashkeqeverisja me qytetaret edi rama

Sondazh

Poll