Politike

Meta ktheu pas “Bashkëqeverisjen”, Rama: Ligji do vijë sërish në Kuvend

2 Dhjetor 2021, 18:20 Nga DOSJA
Meta ktheu pas “Bashkëqeverisjen”, Rama: Ligji do vijë

TIRANË – Kryeministri Edi Rama premtoi se projektligji për “Bashkëqeverisjen” do të rivotohet me sukses sërish në parlament. Në takimin me qytetarët e Elbasanit, Rama premtoi se kthimi i mbrapsht i këtij projektligji nga presidenti Ilir Meta nuk e pengon fuqizimin e tij.

“Ligji i ri përveç sanksioneve administrative përcakton dhe sanksione financiare për personat përgjegjës që nuk i janë përgjigjur qytetarit. Nuk ka pse qytetari të plotësoj dosje, është me ligj. Qytetari aplikon pa dalë nga shtëpia fare për licencë, të gjithë dokumente e shtetit ka për detyrë t’i mbledhë zyra që ka për detyrë të japë licencë.  Nëse qytetari nuk do të zvarritet, të mbajë radhë, e ka vetë në dorë. Dhe nëse ty nuk të vjen përgjigja në kohë sipas ligjit, ti ke në dorë që të vësh alarmin. E ke sot me ligj. Sa të vij ligji në Kuvend përsëri, i kthyer nga zotëria që është ende në presidencë, ti e ke me ligj që të kërkosh të drejtën tënde”, u shpreh Rama.

Projektligji “Bashkëqeverisja” është dërguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Gjykatë Kushtetuese duke pretenduar daljen e korrupsionit jashtë kontrollit, ndërsa Partia Demokratike beson se me këtë pr/ligj do të vidhen të dhënat e qytetarëve.

LAJMI KRYESOR: “Bashkëqeverisja” ende s’është ligj/ Rama e prezanton: S’ka më sportele në 2022!

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bashkeqeverisja me qytetaret edi rama ilir meta bashkeqeverisja me qytetaret edi rama ilir meta

Sondazh

Poll