Politike

Rama “falet” tek Gjiknuri:Zgjidh gjëra që s’i bëjnë të tjerët, si reforma elektorale

2 Dhjetor 2021, 16:55 Nga DOSJA
Rama “falet” tek Gjiknuri:Zgjidh gjëra që s’i

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët duke prezantuar “Bashkëqeverisja si Ligj i Ri”, por në një moment ka ngecur. Në fjalën e tij, gjatë një bashkëbisedimi me një qytetar, Rama është shprehur i konfuzuar, ndaj dhe ka shtuar se çështjen mund ta zgjidhë vetëm i besuari i tij, Damian Gjiknuri. Si aftësi të tij, Rama ka përmendur edhe reformën zgjedhore.

BISEDA ME QYTETARIN:

Edi Rama: Çfarë nuk bëhet, nuk bëhet? Çfarë të bëjmë tani. Të shkojë në Itali dhe ta bëjë…

Qytetari: Por që të shkojë në Itali, duhet të ketë qendrën e banimit, lejen e banimit….

Edi RamaL Po rregullat e Italisë do të zgjidhim ne?

Qytetari: Po sikur ka një marrëveshje…?

Edi Rama: Është për ne, jo për Turqinë

Qytetari: Po çuni është i joni

Edi Rama: Ta marri këtu patentën.

Qytetari: E ka italiane.

Edi Rama: Çuni është i joni po na është ngatërruar me dy palë.

Qytetari: Duhet ta nisësh kërkesën nga shteti ku e ke marrë patentën.

Edi Rama: Ta marri patentën

Qytetari: Është në Turqi

Edi Rama: Më bëre çorap.

Qytetari: Prandaj kemi ardhur sot.

Edi Rama: Të shohim pas mbledhjes me Damianin. Se ky zgjidh gjëra që të tjerët nuk i zgjidhin, siç e ka treguar edhe reforma elektorale. Kështu që…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike damian gjiknuri edi rama elbasan rama ne elbasan damian gjiknuri edi rama elbasan rama ne elbasan

Sondazh

Poll