Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me mbi 6 kg kokainë të pastër

2 Dhjetor 2021, 17:13 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me mbi 6 kg kokainë të

ITALI- Një shqiptar u vu në pranga ditën e djeshme në Itali pasi  kap me kokainë. Ligurianotizie shkruan se shqiptari u kap në flagrancë me mbi 6 kilogram kokainë të pastër me vete, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte ne vlerën e 1.5 milion euro.

Sipas detajeve nga Policia italiane, shqiptari në momentin që e ndaluan për kontroll po ngiste një furgon me targa spanjolle. Kokaina u gjet në dyshemene e furgonit falë ndihmës së qenit anti-drog, dhe ishte e fshehur qese me 7 këllëf najloni të mbyllura me nxehtësi dhe vakum, të ngopura me yndyrë sintetike për automjetet.

Brenda mbështjellësve u gjet droga: 6 kilogramë e 150 gramë kokainë e pastër, e cila u sekuestrua së bashku me furgonin që përdorej për transport. Ndërkohë shqiptari, i cili kishte disa precedentë të mëparshëm u arrestua dhe u mbyll në burgun e Masës.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll