Aktualitet

Frika për variantin e ri! Komiteti vendos:Shqipëria mbyll ‘dyert’ me Afrikën e Jugut

2 Dhjetor 2021, 13:26 Nga DOSJA
Frika për variantin e ri! Komiteti vendos:Shqipëria mbyll

TIRANË– Shqipëria ka ndjekur masat e marra nga shtetet e Bashkimit Evropian për të kufizuar përhapjen e variantit “Omicron”. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli e bëri të ditur këtë vendim në mbledhjen e ditës së sotme.

 

Rakacolli tha se nisur nga fakti që varianti i ri Omicron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi e kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut, si edhe faktin që akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra edhe nga vende të tjera të botës, Komiteti i Ekspertëve vendosi të rekomandojë ndalimin e hyrjes të shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në disa vende të Afrikës.

‘Nisur nga fakti që varianti i ri Omicron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi e kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut, si edhe faktin që akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra edhe nga vende të tjera të botës, Komiteti i Ekspertëve vendosi të rekomandojë ndalimin e hyrjes të shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet: Afrikë e Jugut, Kenia, Angola, Zambia, Bostëana, Senegal, duke filluar nga data 3 dhjetor, për tre javë. Shtetasit shqiptarë rezidentë, që vijnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes, në vendet e listuara më sipër do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe do të monitorohen nga njesitë shëndetësore.’- tha Rakacolli.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll