Aktualitet

Ferdinand Xhaferaj jep dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD në Durrës

2 Dhjetor 2021, 15:57 Nga DOSJA
Ferdinand Xhaferaj jep dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD

DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD në Durrës. Vendimi është marrë që në momentin kur Xhaferaj garoi si kandidat për deputet në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në vendin e tij, në krye të Partisë Demokratike, dega Durrës është emëruar Luan Hoti. Ky i fundit më parë mbante postin e sekretarit të degës të Partisë Demokratike.

Sipas burimeve nga Partia Demokratike, Xhaferaj ka dorëzuar dorëheqjen që në muajin korrik, në bazë të rregullores, e cila përcakton se cilido kryetar dege që kandidon për deputet, do të duhet që të mos e ushtrojë më funksionin e kryetarit të degës. Po ashtu, Hoti është emëruar në këtë detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve në Durrës duke zëvendësuar kështu deputetin Xhaferaj.

Xhaferaj ka drejtuar degën e Partisë Demokratike në Durrës që prej prillit të vitit 2018, kur pasoi në këtë detyrë Oerd Bylykbashin. Ndërkohë që para tij nga detyra është shkarkuar edhe kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi, por ky i fundit nuk e ka pranuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha, duke e akuzuar këtë të fundit se e largoi nga posti pasi doli hapur në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike durres ferdinand xhaferaj luan hoti pd ne du durres ferdinand xhaferaj luan hoti pd ne du

Sondazh

Poll