Aktualitet

Vrasja e Pashko Ujkës, arrestohen dy persona, një i shoqëruar (ROLET)

2 Dhjetor 2021, 13:14 Nga DOSJA
Vrasja e Pashko Ujkës, arrestohen dy persona, një i shoqëruar

TIRANË– Kristian Kelmendi, 20 vjeç dhe Marjan Kola, 53 vjeç jan vënë në pranga pasi akuzohen si të përfshirë në vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka. Kur kanë kaluar tre ditë nga atentati i ndodhur në Shkodër, mësohet se Policia e Shkodrës ka prangosur dy persona për këtë krim të rëndë si dhe ka shoqëruar një tjetër me inicialet E.M..

20-vjeçarit Kelmendi i janë konstatuar gjurmë baruti në duar dhe dyshohet të jetë ai personi që ka qëlluar mbi Ujkën, në momentin që ky i fundit dol inga shtëpia e tij të bënte shëtitjen e pasdites. Kurse Kola akuzohet si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka. Roli i personi me inicialet E.M., mësohet të ketë qenë largimi i autorit të krimit nga vendi i ngjarjes.

Krimi dyshohet se ka ardhur pas një borxhi të pashlyer të ish-deputetit ndaj të riut Kelmendi. Konkretisht bëhet fjalë për një apartament.

Ujka vuante nga sëmundja skleroza multiple dhe me parkinson. Ai doli rreth orës 18:15 të 29 nëntorit të shëtiste me gruan e tij, por sa kaloi pragun e derës u qëllua me një armë me silenciator në kurriz dhe ra në tokë. Ujka u dërgua në spital por nuk mundi që të mbijetonte. Ujka ka qenë deputeti i Partisë Demokristane gjatë legjislaturës 2005-2009, si dhe kryetar i këtij grupi parlamentar. Kryetar i Bashkisë së Velipojës, Ujka ka qemë në vitet 2011-2015.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Paratë ose të nxjerr…”/Zbulohet konflikti i Ujkës me 20-vjeçarin,erdhi nga Italia

EMRI/ Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, kush është personi i dytë i arrestuar

(a.b;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kristian kelmendi marjan kola pashko ujka vdes pashko ujka kristian kelmendi marjan kola pashko ujka vdes pashko ujka

Sondazh

Poll