Aktualitet

“Paratë ose të nxjerr…”/Zbulohet konflikti i Ujkës me 20-vjeçarin,erdhi nga Italia

2 Dhjetor 2021, 16:36 Nga DOSJA
“Paratë ose të nxjerr…”/Zbulohet konflikti i

SHKODËR– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ish-deputetit dhe ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka. Mësohet se pas kësaj historie fshihet një borxh i pashlyer për 30 mijë eurosh. Shumë kjo që rezultoi e njëjtë me vlerën e jetës së Ujkës. Para se të vritej, Ujka ka telefonuar 20-vjeçarin, i cili ndodhej në ai Itali duke i kërkuar që ti japë shumën që i kishte marrë, por Kristjan Kelmendi e kishte kundërshtuar duke u shprehur se e gjitha ishte bisedë e mbyllur mes tyre.

Megjithatë ish-deputeti ka këmbëngulur duke u shprehur se nëse nuk i riu nuk i kthente paratë në pak kohë do t’i nxirte familjen jashtë nga shtëpia që i kishte shitur. Palët kanë debatuar mes tyre dhe më pas 20-vjeçari Kelmendi dyshohet se ka ardhur nga Italia enkas për të kryer vrasjen, duke nisur dhe ta ruante shënjestrën derisa i mori dhe jetën mbrëmjen e 29 nëntorit.

Ndërkohë që personi tjetër i arrestuar, Marjan Kola, i cili dyshohet si bashkëpunëtori i Kelmendit, u kap duke ikur në doganën e Morinës drejt Kosovës për të humbur gjurmët. Por nuk ia doli, pasi u ndalua nga Policia.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Pashko Ujkës, arrestohen dy persona, një i shoqëruar (ROLET)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kristian kelmendi marjan kola pashko ujka vdes pashko ujka kristian kelmendi marjan kola pashko ujka vdes pashko ujka

Sondazh

Poll