Aktualitet

MESAZHI/Ambasadorja Yuri Kim: Shqipëria e ka të qartë kush është miku dhe armiku!

2 Dhjetor 2021, 15:05 Nga DOSJA
MESAZHI/Ambasadorja Yuri Kim: Shqipëria e ka të qartë kush

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, në një intervistë për Qendrën Evropiane të Studimeve mbi Sigurinë, George C. Marshall, ka folur lidhur me ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Shqipëri. Gjatë një interviste, së bashku me homologet e saj në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, Kim është shprehur e sigurtë se Shqipëria ka prioritet marrëdhëniet me Amerikën. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se Shqipëria e ka provuar bashkëpunimin me Rusinë, po ashtu edhe me Kinën, duke iu referuar kështu periudhës së regjimit diktatorial në Shqipëri, ndërsa shtoi se pikërisht për këtë arsye është e bindur se zgjedhja është bërë.

“Për Shqipërinë është shumë e qartë se kush janë miqtë dhe armiqtë. Mendoj se në këtë aspekt, Rusia dhe Kina kanë shumë pak ndikim në Shqipëri. Shqiptarët kanë pasur eksperiencën e tyre me këto dy vende dhe e kuptojnë shumë mirë Ata e kuptojnë shumë mirë se e ardhmja e tyre përket me Evropën dhe me partneritetin amerikan. Kështu që do të punojmë fort për këtë çështje,”-tha ajo.

Po ashtu në fjalën e saj, ambasadorja amerikane ka renditur edhe tre prioritetet e saj gjatë mandatit, duke u shprehur se nëse të treja zbatohen Shqipëria do të jetë një vend më i pasur.

“Demokraci, mbrojtje dhe biznes! Arsyeja se përse i vendos në këtë renditje është sepse janë të ndërlidhura. kur flasim për demokraci, por flasim për shtet ligjor, gjykata të pastra, reforma në gjyqësor dhe korrupsion. Duam aleat NATO-je që të mbajë peshën e vetë, të mbrojë veten dhe të kontribuojë në mbrojtjen e të gjithë aleatëve. Nuk ka asnjë arsye në këtë botë që Shqipëria të vazhdojë dhe të jetë një vendi i varfër. Ka një popullatë të talentuar. Ka pozicionim të mirë gjeografik, resurse natyrale dhe mendoj që nëse do të gjendej një mënyrë për të nxjerrë talentin. Do të kishit një vend që ka të paktën pasuri mesatare. Kur flisni me shqiptarët, të thonë se vendimi për të qëndruar në vendin e tyre vjen nga qëllimi i mirë për të investuar, por pengesa më e madhe është korrupsioni. Prandaj fokusohem kaq shumë në demokraci dhe shtetin ligjor. Mendoj që nëse veprojmë me këto objektiva, do të shohim një shtet të drejtë, të fortë dhe më të pasur. Për shumicën e shqiptarëve. Me shpresë, për të gjithë shqiptarët,”-shtoi ajo.

Në intervistën e dhënë, Kim u ndal edhe tek stërvitja ushtarake “Defender Europe 21”, e cila e pa Shqipërinë si një ndër vendet kryesore mikpritëse, duke shënuar kështu edhe stërvitjen ushtarake më të madhe në Ballkan gjatë tre dekadave të fundit. Teksa sqaronte arsyen se përse një nismë e tij kishte rëndësi, ambasadorja Kim tregoi hapur se e gjitha ishte një mesazh se NATO dhe aleatët janë gati t’i përgjigjen çdo kërcënimi.

“Defender21? Në fakt Shqipëria mikpriti aktivitetet dhe mund ta dini që është stërvitja ushtarake më të madhe në Ballkan gjatë tre dekadave të fundit. E para është me shumë rëndësi të tregohet me këto aktivitete se jemi të aftë të operojmë së bashku shpejt dhe t’u përgjigjemi krizave. E dyta është që kemi krijuar një mundësi për të përmirësuar aftësitë tona. Kështu kemi treguar si i lëvizin njerëzit drejt Ballkanit e më pas drejt Detit të Zi. Kjo tregon se NATO dhe partnerët janë tërësisht të përgjegjshëm ndaj çdo kërcënimi që mund të ngrihet,”-e mbylli fjalën ambasadorja. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll