Aktualitet

Shqipëria miraton dozën e tretë! Rama e bën i pari: Do punojnë veç të vaksinuarit

2 Dhjetor 2021, 15:59 Nga DOSJA
Shqipëria miraton dozën e tretë! Rama e bën i pari: Do

TIRANË– Shqipëria është futur në listën e vendeve që kanë aprovuar vaksinimin e të gjithë personave mbi 18 vjeç me dozën e tretë të vaksinës. Ishte Ministria e Shëndetësisë ajo që me një postim në rrjetet sociale, njoftoi çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës. Kushti i vetëm është që të ketë kaluar gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

I pari që e ndërmori këtë hap u bë vetë kryeministri Edi Rama. Këtë të enjtë, në orën 11:30, Rama shkoi në stadiumin “Air Albania” një nga pikat e vaksinimit dhe mori dozën e tretë. Pas injektimit, kreu i qeverisë paralajmëroi se do të vijë dita që në Shqipëri të futen vetëm personat që janë vaksinuar, do të studiojnë në universitete vetëm të vaksinuarit e që gjithashtu do të punojnë vetëm të vaksinuarit.

Pas këtyre fjalëve Rama u përfshi në një debat të ashpër me gazetarin Erjon Skëndaj. Ky i fundit e pyeti kreun e qeverisë se përse vendi ynë nuk e njeh imunizimin natyror si vendet e tjera të botës. Gazetari e kishte fjalën për ‘green pass’, ndërsa Rama tha se kjo është ajo që njeh e gjithë BE-ja mirëpo po flet për vaksinimin e jo për green pass.

Më pas gazetari i përmendi se ka shpenzuar 1 milion e gjysmë lekë për të trajtuar nënën e tij, e cila ishte vaksinuar por u sëmur rëndë. Për këtë, Rama iu përgjigj duke i thënë: ‘Po si s’të vjen turp?’ dhe gazetari nuk hezitoi t’i përgjigjej duke i thënë se nuk i vjen turp pasi e ka paguar me djersën e lëkurës së tij çdo qindarkë.

Apelim për vaksinim të detyrueshëm pati edhe nga Kuvendi i Shqipëri nga deputeti Erion Braçe, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ftoi të gjithë shqiptarët që të merrnin dhe dozën e tretë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VIDEO-LAJM/ Rama hedh short me vaksinën, ia lë në dorë gazetares: S’është ujë…

VD-Mori dozën e3! Rama:U besohet delirantëve, vaksinohuni ose nuk shkoni dot në punë

VD-DEBAT i ashpër! Rama: Mos ngatërro dynjanë. Gazetari: Faleminderit për sjelljen

VD-Paralajmëron Rama: Do vijë dita, kush vjen në Shqipëri duhet të jetë i vaksinuar!

VD-Rama merr dozën e tretë të vaksinës Pfizer

MSH: Çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës

Sugjerim i MSH! Rama ‘çel siparin’, merr dozën e tretë të vaksinës antiCovid

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet doza e trete ne shqiperi edi rama nis vaksinimi ne shqiperi rama merr dozen e trete doza e trete ne shqiperi edi rama nis vaksinimi ne shqiperi rama merr dozen e trete

Sondazh

Poll