Aktualitet

Shqipëria mbyll dyert me Afrikën e Jugut, vaksinim i detyrueshëm për këta punonjës

2 Dhjetor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Shqipëria mbyll dyert me Afrikën e Jugut, vaksinim i detyrueshëm

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin për të mos pranuar asnjë person që ka një historik udhëtimi në Afrikën e Jugut, qofshin këta turistë, të huaj apo shqiptarë. Në mbledhjen e zhvilluar sot, Komiteti Teknik bëri me dije se nisur nga fakti që varianti i ri Omicron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi e kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut, si edhe faktin që akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra edhe nga vende të tjera të botës, do të rekomandojë ndalimin e hyrjes të shtetasve me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në disa vende të Afrikës.

Një tjetër masë që Shqipëria po merr paralelisht me vendet e tjera është edhe ajo e vaksinimit të detyrueshëm. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri të ditur se deri më 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe në qendra tregtare duhet të vaksinohen. Të gjithë këtyre personave do tu bëhet kontroll më 4 janar, duke iu kërkuar çertifikata e vaksinimit ose test Covid çdo 5 ditë. Kufizimet kanë mbetur të pandryshueshme.

Deri më tani ora policore që është vendosur nuk lejon qarkullimin e qytetarëve nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Një tjetër masë që është në fuqi është edhe fakti që qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë; të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve si dhe të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. 

Ndërsa ata që janë rezidentë në Shqipëri dhe që nuk kanë një nga tre dokumentet e nevojshme duhet të vetëizolohen për 10 ditë. Përdorimi i maskave është i detyrueshëm në ambientet e mbyllura.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VD-E PRERË! Vaksinim i detyruar për administratën publike dhe punonjësit në markete

Frika për variantin e ri! Komiteti vendos:Shqipëria mbyll ‘dyert’ me Afrikën e Jugut

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve komiteti teknik i eksperteve 2 dhjetor mutacioni omicron komiteti teknik i eksperteve komiteti teknik i eksperteve 2 dhjetor mutacioni omicron

Sondazh

Poll