Aktualitet

Zbardhet draft-opinioni i Venecias për afatet e Vettingut:Propozimi brenda kritereve

1 Dhjetor 2021, 14:04 Nga DOSJA
Zbardhet draft-opinioni i Venecias për afatet e Vettingut:Propozimi brenda

TIRANË– Ka mbërritur në Tiranë opinioni paraprak i Komisionit të Venecias lidhur me zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut, deri në 31 dhjetor 2024. Mësohet se opinioni i Venecias është pro zgjatjes së afateve të organeve të Vetting-ut, duke mbështetur kështu edhe kërkesën e maxhorancës. Sipas Venecias, amendamenti kushtetues, për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane. Komisioni i Venecias qëndron në dispozicion të autoriteteve shqiptare për më tej ndihmë në këtë çështje”, –thuhet në raport. Megjithatë raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias pritet që të publikohet në datat 10 ose 11 dhjetor.

Ishte Partia Socialiste, e cila i kërkoi Komisionit të Venecias një mendim mbi zgjatjen e organeve të vetingut. Lonkretisht Klotilda Bushka, anëtare në Komisionin e Ligjeve tha se janë hartuar disa pyetje drejtuar Komisionit të Venecias, ndërsa deputeti socialist Fatmir Xhafaj abstenoi. Ai ngriti dyshime se përse duhej të zgjatej mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa përfaqësuesit e opozitës munguan në këtë seancë.

Mandati i KPK-së skadon në qershor 2022 dhe për shkak se në 5 vite nuk u arrit të trajtoheshin 800 subjekte nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është kërkuar nga mazhoranca zgjatja e mandatit të këtij organi në mënyrë që KPK-ja të mbyllë proçesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore komisioni i venedias venecia per zgjatjen e vetingut komisioni i venedias venecia per zgjatjen e vetingut

Sondazh

Poll