Aktualitet

4 mijë euro për tu bërë nënkomisar! SHÇBA arreston pedagogun dhe inspektorin (SKEMA)

2 Dhjetor 2021, 09:50 Nga DOSJA
4 mijë euro për tu bërë nënkomisar! SHÇBA

TIRANË– Qetsor Gurra, pedagog në Akademinë e Sigurisë në Policinë e Shtetit është vënë në pranga pasi akuzohet për korrupsion. Dosja.al ka mësuar se Gurra është prangosur sot në ambientet e Akademisë së Sigurisë bashkë me inspektorin Dritan Lelajn, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë e Autostradave në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, kandidat në procesin e konkurrimit për gradën ‘Nënkomisar’.

Arrestimi është bërë sot, ditë në të cilën është komunikuar masa “arrest me burg” si për Gurrën ashtu edhe për Lelajn. Të dy zyrtarët ishin nën hetim prej muajsh, kohë gjatë të cilës është dokumentuar se Gurra do të merrte 4 mijë euro në këmbim të dhënies së gradës së nënkomisarit për Lelajn.

Pedagogu dhe inspektori Lelaj kanë në procesin e konkurrimit kanë depozituar dhe përdorur dokumente të falsifikuara me qëllim përfitimin e padrejtë të pikëve në kualifikimin përfundimtar të konkurrentëve. Në funksion të hetimeve të kryera dhe të ekzekutimit të vendimeve penale të GJPKKO, u kryen kontrolle banesash, zyrash nga të cilat u sekuestruan prova materiale që dokumentojnë veprimtarinë e kundraligjshme te subjekteve. Tashmë dosja është në duart e SPAK.

Mbi të dy zyrtarët rëndojnë veprat penale të ‘Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm nga persona që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Falsifikimit të dokumenteve’, parashikuar përkatësisht nga nenet 245/1 dhe 186/1 i Kodit Penal.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

SHÇBA e prangosi sot! Kush është Gurra, dikur Komisar i hetuar pas masakrës së Pukës

Pse u arrestua Gurra? SHÇBA: Pedagogu mori 4 mijë euro për ngritje grade

DETAJE/ SHÇBA e arrestoi, Gurra mori para për të bërë nënkomisar një inspektor

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet pedagogu qetsor gurra qetsor gurra shçba arrestohet pedagogu qetsor gurra qetsor gurra shçba

Sondazh

Poll