Aktualitet

Hyrja e qytetarëve të huaj në Shqipëri, duhet të paraqesin njërin prej 3 dokumenteve

2 Dhjetor 2021, 14:36 Nga DOSJA

TIRANË – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka firmosur në 30 gusht të këtij viti dokumentin  për “Hyrjen e personave në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare” në lidhje me parandalimin e përhapjes së COVID-it.

Që prej datës 6 shtator, Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët që futen në Shqipëri:

a) të jenë të pajisur me çertifikatën e vaksinimit.
b) të paraqesin testin PCR të kryer 72 orë përpara udhëtimit, ose testin antigjenik brenda 48 orëve të hyrjes në Shqipëri.
c) dokument që vërteton shërimin nga virusi Sars-COVID 2 me vlefshmëri deri në 6 muaj.

Për të gjithë qytetarët resident me leje qëndrimi të përhershme/përkohshme duhet të vetëizolohen për 10 ditë pas mbërritjes në Shqipëri, në rast se nuk zotërojnë asnjë nga dokumentet e sipërpërmendura.



(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll