Aktualitet

VD-E PRERË! Vaksinim i detyruar për administratën publike dhe punonjësit në markete

2 Dhjetor 2021, 13:27 Nga DOSJA
VD-E PRERË! Vaksinim i detyruar për administratën publike dhe

TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri të ditur se deri më 31-dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe në qendra tregtare duhet të vaksinohen. Të gjithë këto persona do tu bëhet kontroll më 4 janar, duke iu kërkuar çertifikata e vaksinimit ose test Covid çdo 5 ditë.


“Bazuar në situatën epidemiologjike, fakti se jemi në stinë e dimrit dhe shtohet mundësia për të rritu infeksionet, varianti Omicron, për të parandaluar përhapjen e infeksionit, duke filluar nga sot çdo qytetar mbi 18-vjeç mund të bëjë dozën përforcuese të vaksinës, 6 muaj pas dozës së dytë. Deri më 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe në qendra tregtare duhet të vaksinohen pasi më 4 janar do të kërkohet certifikata e vaksinimit ose test COVID çdo 5 ditë. Rekomandojmë ndalimin e hyrjes së shtetasve të huaj me histori të udhëtimit 14 ditët e fundit na vendet e Afrikës së Jugut duke filluar nga data 3 dhjetor për 3 javë”, tha Rakacolli.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 2 dhjetor komiteti teknik i eksperteve 2 dhjetor

Sondazh

Poll