Politike

‘Guri ata do të na rrahin’, Rama kujton fjalët e filmit. Shehu: Jepni dorëheqjen

2 Dhjetor 2021, 10:00 Nga DOSJA
‘Guri ata do të na rrahin’, Rama kujton fjalët e filmit.

TIRANË– Interpelanca mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Tritan Shehu kishte në qendër nismën ‘Open Balkan’. Rama theksoi dhe një herë se kjo nisëm është gjithëpërfshirëse duke i kujtuar deputetit rastin e një filmi. Më pas Shehu i kërkoi Ramës që ky i fundit të japë dorëheqjen dhe të marrë shembullin e Zaev.

Rama: Nuk më dëgjuat, unë ju dëgjova. Flisni me vete dhe flisni për vetë duke bërë atë që keni bërë si parti prej shumë vitesh. Duke marrë shqiptarët si budallenj. Dhe tani në partinë tuaj flitet me vete dhe për vete dhe përsëri u thuhet shqiptarëve se flitet për ta. Askush as në Bruksel, as në Uashington, as në Berlin, as në Paris, as në Hanë nuk është kundër Ballkanit të Hapur. Gjithëkush thotë se Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës, pjesëmarrja e tre vendeve të tjera është e mirëseardhur, këtë kam thënë dhe unë. Por unë nuk hyj në garë me kë është Amerika dhe Europa. Është një garë si ndeshjet me top lecke në filmat me fëmijët të Realizmit Socialist. Të kujtohet ai filmi zoti Shehu kur i thoshte: Guri ata do të na rrahin! Ka rëndësi shumë se çfarë mendojnë aleatët tanë por më rëndësi ka se çfarë bëjmë ne së bashku për vendin tonë dhe ku janë interesat e Shqipërisë në Ballkanin e Hapur. Tregu i përbashkët rajonal i mbron dhe fuqizon këto interesa.

Ballkani i Hapur është një mekanizëm për të realizuar tregun e përbashkët rajonal. Doni ju apo nuk doni zoti Shehu, duan apo nuk duan ata që mendojnë si ju, Ballkani i Hapur do të vazhdojë sepse është në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve, shqiptarët na e kanë besuar ne PS-së mbrojtjen e interesave të tyre jo ju.

Shehu: Ju jeni i vendosur të qëndroni në këtë pozicion të pashpresë, përsa kohë ju jeni kryeministër edhe vendi është i pashprese. Për ju ka vetëm një zgjidhje, të jepni dorëheqje. Ju keni dështuar më Ballkanin e Hapur. Bëjeni atë që bëri Zaevi, ja vlen ta bëni. Unë ju bën thirrje të hiqni dorë nga projekte të tilla që shikojnë në lindje.

LAJMI KRYESOR: LIVE/’Open Balkan’,Shehu:Deklaroni përfundimin e lojës! Rama: Përshpejton integrimin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 2 dhjetor 2021 tritan shehu edi rama seance plenare 2 dhjetor 2021 tritan shehu

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2021, 10:42

VD-Rama merr dozën e tretë të vaksinës Pfizer

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mori ditën e sotme dozën e tretë të vaksinës anti-covid. Me anë të një shorti të rastësishëm, ku dy punonjës të medias ...