Politike

VD-‘Bëni diçka të dobishme’/Shehu thirrje Ramës: Hiqni dorë nga Minishengeni!

2 Dhjetor 2021, 09:50 Nga DOSJA
VD-‘Bëni diçka të dobishme’/Shehu thirrje

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të heqë dorë nga Minishengeni. Ai u shpreh se po lë integrimin e vendit në dorë të Serbisë e cila ka një këmbë e gjysmë në Moskë, dhe gjysmën tjetër e ka peng.


Nuk mund të them se kam mbetur i zhgënjyer nga fjala juaj, pasi e kisha parashikuar, ju nuk thatë asgjë, u përpoqët me disa terma teknike dhe lojëra fjalës. Ti bjemë drejt, duke ju dëgjuar ju duhet të shpjegoj se pse ajo që ju thoni nuk qëndron. Ideja e një jugosllavie të re me Shqipërinë brenda ka nisur që para një dekade. Pikërisht gjatë përpjekjeve për të krijuar Jugosllavinë e re lindi ideja e shkëmbimit të territoreve. Prej këtij momenti presidenti i Serbisë kërkoi që të zbatonte teorinë, që njëra palë të mos humbë gjithçka, dhe tjetra të mos fitojë gjithçka. Ju sa herë që jeni pyetur për shkëmbimin e territoreve, keni thënë se Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, kjo nxori në pah vetëm idenë për krijimin e Jugosllavisë së re.

Ju zoti kryeministër po i lini emigrimin tonë në dorë të Serbisë, siç bëtë edhe pas përzierjes së çështjeve të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, procesi i Integrimit në BE është individual, dhe çdo shtet duhet të mbajë përgjegjësitë. Ju zoti kryeministër po e fusni integrimin tonë në dorë të Serbisë, Serbia e ka një këmbë e gjysmë në Moskë, dhe gjysmën tjetër e ka peng. Gjërat nuk po shkojnë si duhet, unë ju kërkoj sot që të deklaroheni për fundin e kësaj loje me Ballkanin e Hapur, duke bërë një gjë të dobishme për shqiptarët.’– u shpreh Shehu.

LAJMI KRYESOR: LIVE/’Open Balkan’,Shehu:Deklaroni përfundimin e lojës! Rama: Përshpejton integrimin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike seance plenare 2 dhjetor 2021 tritan shehu seance plenare 2 dhjetor 2021 tritan shehu

Sondazh

Poll