Politike

VD-‘Balkani i Hapur’/Shehu-Ramës: Nismë e dështuar, Vuçiç të la vetëm

2 Dhjetor 2021, 09:19 Nga DOSJA
VD-‘Balkani i Hapur’/Shehu-Ramës: Nismë e dështuar,

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi gjatë seancës së Kuvendit të Shqipërisë, se nisma e ‘Open Balkan’ është e dështuar. Ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se Vuçiç e ka lënë vetëm, e se ky projekt bie ndesh me interesat tona dhe të Kosovës.


‘Kemi të bëjmë me mbivendosje të dy projekteve të Serbisë së Madhe dhe Jugosllavisë së re dhe ju si kryeministër u bëtë mbështetës i saj, duke mënjanuar interesat e Kosovës. Sot lexohet qartë tek ajo që po ndodh në Bosnje, apo në Malin e Zi apo në çështjen e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës. Ju jeni përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar. Ai projekt është antievrpinaist, që do të jetë nën kontrollin serb dhe kundër Kosovës. Unë gjykoj se një cilësim të mirë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi që thotë se është një nismë e panevojshme. Nisma është e panevojshme dhe shkakton dëme të mëdha. Kjo nismë do të dështojë, ashtu dhe siç është parë. Kjo bie ndesh me interesat tona, Kosovën si dhe me interesat e drejt integrimit në BE.’– tha Shehu.

LAJMI KRYESOR: LIVE/’Open Balkan’,Shehu:Deklaroni përfundimin e lojës! Rama: Përshpejton integrimin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 2 dhjetor 2021 tritan shehu edi rama seance plenare 2 dhjetor 2021 tritan shehu

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2021, 10:42

VD-Rama merr dozën e tretë të vaksinës Pfizer

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mori ditën e sotme dozën e tretë të vaksinës anti-covid. Me anë të një shorti të rastësishëm, ku dy punonjës të medias ...