Politike

VD-Interpelanca me Shehun! Rama: Ballkani i Hapur përshpejton integrimin në BE

2 Dhjetor 2021, 09:20 Nga DOSJA
VD-Interpelanca me Shehun! Rama: Ballkani i Hapur përshpejton integrimin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në interpelancën e kërkuar nga deputeti Tritan Shehu në Kuvendin e Shqipërisë, sqaroi se Ballkani i Hapur nuk është tjetërsim i procesit të Berlinit por përshpejton procesin e integrimit. Në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i qeverisë tha se është një mekanizëm që përdoret për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të adresuar nevojat e qytetarëve.


‘Unë ju falenderoj për këtë mundësi, besoj se për temat e interesit të përbashkët nuk është asnjëherë mjaft, kemi detyrën të gjitha forcat politike të bëjmë më shumë për të dëgjuar një tjetrein. Ballkani i Hapur nuk është tjetërsim i procesit të Berlinit, është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit. Si dhe adresohen nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve, përpunuesve dhe prodhuesve të këtij vendi. A e dini ju zot Shehu dhe cilidoqoftë se sa janë kompanitë eksportuese shqiptare në Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Duke qënë se thelbi i debatit është Serbia, po ju jap dhe një të dhënë tjetër, 57 eksportues janë frutash dhe perimesh, që aktualisht janë në aktivitet.

Përsa i takon Ballkanit të Hapur dua të theksoj se është në kuadër të përshpejtimit të Procesit të Berlinit. Kemi nënshkruar dhe marrëveshje me Kosovën e Malin e Zi për One Stop Shops por edhe me Maqedoninë e Veriut jemi gati për marrëveshjen dyplaëshe. Fakti është që ne jetojmë në një gjeografi që nuk e kemi zgjedhur. Duhet të bëjmë çmos që të stimulojmë veprimet ndërkohë që këta stimuj janë në një treg të mbyllur që qëndrfon në hapësira që nuk stimulon rritjen e eksporteve. Sipas të dhënave të transportit kamionët shpenzojnë 28 milionë orë në kufijtë e këtij rajoni për shkak të pengesave të shumëfishat administrative burokratike në një mungesë të një kuadri të përbashkët rregullator të këtyre vendeve. Vetëm në orët e pritjes ikën 1% i prodhimit të përbashkët. Kuadri rrgullator është neutral ndaj të gjitha arsyeve të mosarsyes politkke. Po ju jap një shembull meqë cituat Malin e Zi. Sipas të dhënave të kompanive tona vetëm kostroja për kontrollin veterinar është 80 euro, plus agjencia. Që do të thotë 100 euro për çdo kalim pa përfshirë orët e pritjes. Kemi dhe frutat e perimet, një mall vulnerabël. Tani ju pyesni se përse një proces i iniciiuar nga Vuçiç mund të jetë e dobishme.

Unë së bashku me Vuçiç kemi ngritur çështjen e rrezikut me të cilin përballej Procesi i Berinit, mbetja në letër nga Samiti në Samit. Unë do t’ju citoja një pjesë të raportit të fundit të komisionit evropian për Shqipërinë ku shkruhet që përsa i përket angazhimit për integrimin, Shqipëria ka luajtur një rol aktiv.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: LIVE/’Open Balkan’,Shehu:Deklaroni përfundimin e lojës! Rama: Përshpejton integrimin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 2 dhjetor 2021 edi rama seance plenare 2 dhjetor 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2021, 10:42

VD-Rama merr dozën e tretë të vaksinës Pfizer

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mori ditën e sotme dozën e tretë të vaksinës anti-covid. Me anë të një shorti të rastësishëm, ku dy punonjës të medias ...