Politike

VD-Rama: Zoti Shehu, thatë se më dëgjuat, fjalinë e kishit të shkruar

2 Dhjetor 2021, 09:52 Nga DOSJA
VD-Rama: Zoti Shehu, thatë se më dëgjuat, fjalinë e kishit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i bëri të ditur gjatë seancës së sotme plenare deputetit Edmond Spahos, se ky i fundit nuk e kishte dëgjuar aspak. Gjatë interpelancës për ‘Open Balkan’, Rama i tha se rëndësi është se çfarë bëjmë ne për vendin tonë dhe jo ajo që mendojnë aleatët.


‘Ju thatë se më dëgjuat me vëmendjen, po dhe këtë fjali e kishit të shkruar. Ju nuk më dëgjuat, ndërkohë që unë ju dëgjova. Ju flisni me vete dhe për vete. Ju po i merrni shqiptaret per budallenj. Në partinë tuaj flitet me vete dhe për vete. Edhe tani që flasim prapë në partinë tuaj flitet me vetë dhe për vete dhe u thuhet shqiptarëve se flitet për ta. Askush nuk është kundër Ballkanit të Hapur eshtë e vërtetë që gjithkush thotë se Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrja e tre vendeve të tjera është e mirëseardhur. Unë nuk hy në garë me kë është Amerika e me kë është Europa. Të kujtohet ai filmi ku i thoshte ai ‘burri ata do të na rrahin’.Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë aleatët tanë por më rëndësi ka se çfarë bëjmë ne për vendin. Doni ju s’doni ju do të vashdojë pasi është në Interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: LIVE/’Open Balkan’,Shehu:Deklaroni përfundimin e lojës! Rama: Përshpejton integrimin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 2 dhjetor 2021 edi rama seance plenare 2 dhjetor 2021

Sondazh

Poll