Politike

VD-Akuzat për ‘Toyota Yaris’! Balla-Bashës: Kallëzo Berishën, mbajeni ju me shëndet

2 Dhjetor 2021, 11:32 Nga DOSJA
VD-Akuzat për ‘Toyota Yaris’! Balla-Bashës: Kallëzo

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha edhe pse jo i pranishëm në seancë, të kallëzojë ish kryeministrin Sali Berisha që e implikoi edhe atë në cështjen “Toyota Yaris”. Balla u shpreh se të dy duhet të kallëzojnë ish-kryeministrin në Gjykatë duke i ftuar deputetët e opozitës që të votojnë ligjin për vetingun politikanëve.

‘Do kisha dashur që Basha të qëndronte në sallë. Bashës do doja t’i sygjeroja, meqë Sali Berisha na akuzon të dyve për “Toyota yaris” të bëjë të njëjtën gjë si unë me z. Basha. Unë Basha e kallëzova në gjykatë. E mendoj që edhe z.Basha ta kallëzojë penalisht z.Berisha në gjykatë. Meqë po flasim për pastrim parash, zotëria që bën zhurmë ka qenë avokat në gjyqin e humbur nga z. Basha. ( i drejtohet Gazment Bardhit). Ndaj përsëri i kërkoj z.Basha që ta kallëzojë z. Berisha. Por është karma, 30 vjet Sali Berisha çfarë nuk ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet ka kohë të merret me ju me muaj e me vite dhe për gjërat që ju na keni akuzuar tani me pa të drejtë tani dëgjoni Saliun t’ua thotë ju. Sa i përket ligjit, ju ftoj ta votoni. lidhet me vetingun e politikanëve. kemi forcuar konceptimin e personit të ekspozuar politikisht dhe personat e lidhur me të. Pse nuk e votoni ju këtë?” vijoi më tej Balla.

LAJMI KRYESOR: LIVE/’Open Balkan’,Shehu:Deklaroni përfundimin e lojës! Rama: Përshpejton integrimin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike seance plenare 2 dhjetor 2021 taulant balla seance plenare 2 dhjetor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2021, 10:42

VD-Rama merr dozën e tretë të vaksinës Pfizer

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mori ditën e sotme dozën e tretë të vaksinës anti-covid. Me anë të një shorti të rastësishëm, ku dy punonjës të medias ...