Politike

VD-Balla: Kush nuk mban maskë në Kuvendin e Shqipërisë të gjobitet

2 Dhjetor 2021, 12:16 Nga DOSJA
VD-Balla: Kush nuk mban maskë në Kuvendin e Shqipërisë

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar që në sallën e Kuvendit të mbahet maska nga ministra dhe deputetë, duke u bërë kështu edhe një shembull për qytetarët. Balla i bëri thirrje kryetares së Kuvendit që të marrë masa dhe nëse deputetët e ministrat vazhdojnë të mos i mbajnë ato, të gjobiten nga autoritete.


“Nuk gjen sot një parlament në Europë ku deputet të jenë pa maska. Kemi rënë dakord në konferencën e kryetarëve për kushtin e pjesëmarrjes në Kuvend të deputetëve të vaksinuar, ka ndodhur. Është një kolege deputete që për arsye shëndetësore nuk e ka bërë vaksinimin, pra mjekët kanë sugjeruar që ka një efekt dytësor që nuk e lejon dhe ndërkohë kemi edhe 5-6 deputetë të opozitës që nuk e kanë bërë akoma. Ne duhet të jemi shembulli. Ne të gjithë në këtë sallë duhet të mbajmë maskë. Në rast të kundërt Ministrja e Shëndetësisë të sjellë shërbimin përkatës të ngarkuar me ligj për adresimin e kësaj çështje, të gjobiten nga të parët ministrat, deputetët e të tjerët me radhë”, tha Balla.

LAJMI KRYESOR: LIVE/’Open Balkan’,Shehu:Deklaroni përfundimin e lojës! Rama: Përshpejton integrimin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike seance plenare 2 dhjetor 2021 taulant balla seance plenare 2 dhjetor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2021, 10:42

VD-Rama merr dozën e tretë të vaksinës Pfizer

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mori ditën e sotme dozën e tretë të vaksinës anti-covid. Me anë të një shorti të rastësishëm, ku dy punonjës të medias ...