Politike

VD-Paralajmëron Rama: Do vijë dita, kush vjen në Shqipëri duhet të jetë i vaksinuar!

2 Dhjetor 2021, 10:51 Nga DOSJA
VD-Paralajmëron Rama: Do vijë dita, kush vjen në Shqipëri

TIRANË– Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme se do të vijë dita që në Shqipëri të futen vetëm personat që janë vaksinuar. Kjo deklaratë u tha nga kreu i qeverisë pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës anticovid. Rama tha se vaksina nuk është me detyrim mirëpo këtë gjë po bën e gjithë bota, ndaj ata që nuk duan që të vaksinohen nuk mund të kërcënojnë të tjerët.


“Ato që janë të pavaksinuar përfundojnë në kthetrat e vdekjes dhe e gjithë familja i bie kokës me grushte. Ne po ndjekim me shumë vëmendje diskutimet me komitetin përkatës dhe duke parë se çfarë po ndodh përreth dhe do të vijë momenti që në Shqipëri nuk do të lejohen të pavaksinuarit. Kjo nuk është me detyrim por është ajo që po bën gjithë bota, ato që nuk duan që të vaksinohen nuk mund të kërcënojnë të tjetër. Studentët do të vaksinohen pasi nuk do të lejohen që të futen në universitet. Unë po flas për kartën e gjelbër të vaksinimit’- tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama merr dozen e trete edi rama rama merr dozen e trete

Sondazh

Poll

Politike 2 Dhjetor 2021, 10:42

VD-Rama merr dozën e tretë të vaksinës Pfizer

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mori ditën e sotme dozën e tretë të vaksinës anti-covid. Me anë të një shorti të rastësishëm, ku dy punonjës të medias ...