Aktualitet

E FORTË! Ambasada amerikane uroi ’29 nëntorin’, gazetari i VOA: Gabim diplomatik

1 Dhjetor 2021, 20:10 Nga DOSJA
E FORTË! Ambasada amerikane uroi ’29 nëntorin’, gazetari i

TIRANË– Këtë vit, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar festën e Çlirimit të vendit, 29 nëntorin. Urimi është pikasur nga gazetari Ilir Konomi, i cili dikur ishte spiker në median “VOA – Zëri i Amerikës”, që ka lënë edhe një koment të fortë kundër Ambasadës. Nën urim, në seksionin e komenteve ai ka kujtuar se në 30 vite karrierë nuk mban mend që zyrtarët amerikanë të festojë dhe urojnë 29 nëntorin. Madje shton, duke u shprehur i përulur, se urimi ishte një gabim diplomatik ndaj të gjithë qytetarëve që kanë vuajtur nga regjimi diktatorial.

“Zyrtarët amerikanë nuk e kanë festuar kurrë të ashtuquajturën Ditë të Çlirimit në Shqipëri. Sipas mendimit tim modest, ky është një gabim i rëndë diplomatik nga ana juaj dhe atyre që kanë vuajtur nga shtypja komuniste në Shqipëri duhet të kërkojnë falje sa më shpejt që të jetë e mundur,”-shkruan ai në komente.

Zëri i Amerikës, i cili i filloi transmetimet në vitin 1942, është një shërbim transmetimesh ndërkombëtare i formatit multimedia që financohet nga qeveria amerikane përmes Bordit të Guvernatorëve për Transmetimet. Pikërisht në këtë media, e financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Konomi ka punuar si spiker dhe gazetar, derisa vendosi daljen e tij në pension nga profesioni.

Por pse kontestohet 29 nëntori?

Në nivel historik prej 3 dekadash në Shqipëri, politikanë e historianë janë të ndarë mbi ditën se kur u çlirua vendi. Prej vitesh Festa e Çlirimit, e cila ka ndarë edhe politikën, është nderuar nga disa palë më 28, ndërsa nga të tjerë më 29. Kjo e fundit, nga kritikët konsiderohet si një datë e stisur nga komunizimi.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore 29 nentori festa e clirimit ilir konomi 29 nentori festa e clirimit ilir konomi

Sondazh

Poll