Aktualitet

Omicron/ Mjekët: Vaksina është arma më e mirë që ne kemi

1 Dhjetor 2021, 21:52 Nga DOSJA
Omicron/ Mjekët: Vaksina është arma më e mirë që

TIRANË- Mjekët Arjan Mezini, Skënder Brataj si dhe Ilir Alimehmeti kanë rënë dakord që arma më e fortë kundër Covid-19 dhe varianteve të tij është vaksinimi. Të ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, mjekët janë fokusuar te mutacioni më i ri dhe shqetësues, i këtij Covid, Omicron duke thënë se edhe pse nuk ka shumë të dhëna rreth tij, vaksinimi mbetet arma kryesore.

Mezini: Nuk jam në gjendje të ta them. Ne duhet të vaksinohemi, ata që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen. Besoj që është e pamundur ta anashkalojë mbrojtjen imunitare qoftë vaksina, apo imunitetin natyral, Nuk besoj që do arrijë në ato komplikacione që të jenë kërcënuese.

Brataj: Vaksina është arma më e mirë që ne kemi. Kohëzgjatja e tyre është për tu parë, por sido që të jetë edhe pa rezultate unë jam bindur që vaksina nuk ka efikasitetin e Aflës, apo Betës që dolën në fillim, por edhe për Omicron ka një efikasitet ndoshta më të ulët, por kjo mbetet arma ma e mirë që ne kemi.

Alimehmeti: Omicron është ende kuti e zezë. Nuk njohim shumë gjëra në lidhje me të. Studimi është më i vështirë për t’u bërë se kur një mutacion ka komplikacione të dukshme e bën më të lehtë. Potenciali është që vaksinat të funksionojnë dhe një sinjal i parë erdhi nga Izraeli ku thanë 93% mbrojtje ndaj komplikacioneve të rënda dhe ka rënë 5% imuniteti në krahasim me variantin Delta.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arjan mezini ilir alimehmeti skender brataj arjan mezini ilir alimehmeti skender brataj

Sondazh

Poll