Aktualitet

EMRI/ U kap me 10 mijë paund në Angli, 32-vjeçari ekstradohet në Shqipëri

1 Dhjetor 2021, 21:42 Nga DOSJA
EMRI/ U kap me 10 mijë paund në Angli, 32-vjeçari ekstradohet

ANGLI- Një shqiptar për të cilin thuhej se kishte “tetë pseudonime” do të deportohet pasi në adresën e tij u gjetën 10,000 paund nga të ardhurat kriminale. Chroniclelive shkruan se Edlir Ganoshi kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe njihej nga ‘Home Office’ për pseudonimet e tij të shumta.

32-vjeçari u burgos në vitin 2018 për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe tani do të përballet me deportim pasi mijëra paund në para u gjetën në adresën e Gateshead ku ai jetonte në prill të këtij viti.

Ganoshi ishte pjesë e një bande që drejtonte dhe kontrollonte disa ‘shtëpi bari’ në të gjithë qarkun, të cilat së bashku bënin mbi 2 milion paund çdo vit. Ganoshi thuhet se ka mbikëqyrur bandën përkrah Elidjon Pashallarit dhe Arbër Ganoshit.

Të martën Edlir Ganoshi u paraqit në Gjykatën e Kurorës së Durhamit për tu njohur me dënimin për posedim të pasurisë. Ai u deklarua fajtor për akuzën në një seancë të mëparshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arbër ganoshi edlir ganoshi elidjon pashallari arbër ganoshi edlir ganoshi elidjon pashallari

Sondazh

Poll