Aktualitet

Berisha në Tropojë: Basha mbledh firma për Kuvendin,ofron vende pune e poste te Rama

1 Dhjetor 2021, 09:52 Nga DOSJA
Berisha në Tropojë: Basha mbledh firma për Kuvendin,ofron vende

TROPOJË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur sot “Foltoren” e radhës në vendlindjen e tij, në qytetin e Tropojës. I pritur me ovacione dhe nën masa të rrepta sigurie që mbanin larg turmën e ekzaltuar, Berisha ka diskutuar me demokratët të gjitha lëvizjet e radhës ku nuk kanë munduar akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se Basha po mblidhte firma për Kuvendin Kombëtar duke premtuar vende pune dhe poste në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Por ky pretendim është hedhur poshtë nga vetë Basha pas mbledhjes së zhvilluar në pallatin e Kulturës ‘Dardania’. Sali Berisha nga Tropoja është shprehur se do të bëjë ndryshime në statut, madje një prej neneve ai do i vendosë emrin “Basha” dhe do të parashikojë largimin e kreut të partisë në rast të rezultateve negative gjatë drejtimit të tij.

Ndërsa është ndalur gjatë edhe tek kundërshtari i tij politik, Edi Rama, për të cilin u shpreh se nuk kishte investuar në Veri të vendit si formë përçmimi duke krijuar ndasi mes shqiptarëve. Në fund, Berisha lëshoi edhe një mesazh për të gjithë ata që i ka kundër, por nuk u përmendi emrat.

“Armiqtë e mi dhe kundërshtarët e mi, i kanë tmerr vizitat e mia në Tropojë,”-e mbylli ai fjalën e tij.

Ndërkohë Floriana Garo, drejtorja e komunikimit në ‘Foltoren’ e liderit historik të Partisë Demokratike bëri me dije se mbledhja e radhës do të bëhet të premten në qytetin e Devollit.

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Akuzat e Berishës, Basha: Interesi i një njeriu s’fiton mbi interesat e demokratëve

Vendosja në skenë e komedisë ‘Prefekti’, Berisha: Vepër terroriste e vënë nga Rama

Aksioni vazhdon! Berisha jep datën e radhës, të premten “Foltore” në Devoll

Për kë e ka? Berisha: Armiqtë e kundërshtarët i kanë tmerr vizitat e mia në Tropojë

Berisha flet për ndryshimet stature: Kryetarët e deputetët i zgjedh vota

Berisha: Mashtrim! Shqipëria ka pasur Abetare unik që në vitin 2011

E FORTË! Berisha: Basha po mbledh firma, ofron poste në kabinetin e Ramës

Ndarja Veri-Jug, Berisha: Rama iu ka vënë vizën ju, unë do të luftoj përçarjen

Berisha kujton fëmijërinë në Tropojë: Tek oda mëkoheshim me dashuri për vendin

Masa sigurie për Berishën! Truprojat krah më krah për ta mbrojtur, turma e ekzaltuar

Me 2 gishta lart, demokratët presin Berishën me këngë: Oh moj Serbi, murin ta prisha

“Foltore” në vendlindjen e tij, Berishës i bashkohen deputeti dhe ish-kryebashkiaku

VIDEO/ Berisha pritet me këngë e me valle në Tropojë

ME VIDEO- Berishës i bëhet ‘pritë’ nga qindra qytetarë në Qafë Morinë, lodra e curle

LËVIZJA E BERISHËS! Ish-kryeministri mbledh kryesinë e degës së Hasit para foltores

(a.b-e.h)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike berisha ne tropoje foltorja per pd sali berisha berisha ne tropoje foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll