Aktualitet

“Në aeroport dukej sikur s’kishte COVID”, pedagogu shqiptar: Nuk ka mesazh të qartë

1 Dhjetor 2021, 21:59 Nga DOSJA
“Në aeroport dukej sikur s’kishte COVID”, pedagogu

TIRANË – Pedagogu shqiptar në universitetin e Tokios Medlir Mema u shpreh i indinjuar se dy muaj më parë masat mbrojtëse kundër përhapjes së COVID-it nuk respektoheshin aspak. Në lidhje direkte me emisionin “Open”, ai tregoi se në aeroportin “Nënë Tereza” ngjante sikur nuk kishte asnjë lloj virusi përderisa nuk respektohej mbajtja e maskave.

Isha në Shqipëri para 2 muajsh. Isha 2-3 ditë pasi ishte njoftuar se do të përforcohej vënia e maskës. Sapo hyra në aeroportin e Shqipërisë, nuk kishte asnjë dallim nëse kishte apo jo Covid. Nuk është mirë që barrën t’ia lëmë qytetarëve por shteti ka punën e tij. Ka dhe diçka tjetër. Unë mendoj që janë 2 gjëra. E para komunikimi publik dhe nuk mendoj se ka pasur linjë të qartë komunikimi në këtë drejtim. Mesazhi ka qenë jo i saktë. Ndonjëherë bëjmë sikur i vëmë maskat, ndonjëherë bëjmë sikur nuk i vëmë. Nëse duam të tregojmë mesazhe të tilla, duhet të jemi të qartë”, deklaroi pedagogu Medlir Mema.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti nene tereza masat mbrojtese aeroporti nene tereza masat mbrojtese

Sondazh

Poll