Aktualitet

“S’ka vend për panik”, mjeku Mezini për virusin “Omicron”: Të vazhdojë vaksinimi

1 Dhjetor 2021, 21:45 Nga DOSJA
“S’ka vend për panik”, mjeku Mezini për virusin

TIRANË – Mjeku Arjan Mezini kërkoi që të mos të krijohej panik për variantin e ri të virusit “Omicron”, pasi ende ka shumë pak informacione për të. Në emisionin “Open” ai shtoi se mënyra më e mirë që të shmanget përhapja e këtij virus inga Afrika e Jugut është që të shmangen grumbullimet e qytetarëve si dhe të vazhdojë vaksinimi.

“Nuk mund të nisesh nga simptomat për të bërë profilizimin e një mutacioni. Ne dimë shumë pak dhe po punohet nga autoritetet se sa i rrezikshëm është. Vend për panik nuk ka. E mbështes deklaratën e OBSH, është shqetësues derisa të kuptojmë deri sa e rëndë mund të jetë klinika e këtij mutacioni dhe thjeshtë duhet të ruajmë qetësinë, të shmangim grumbullimet dhe duhet të vaksinohemi”, u shpreh mjeku Mezini.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mjeku arjan mezini omicron vaksinimi mjeku arjan mezini omicron vaksinimi

Sondazh

Poll